Mirëqenie / 5 Tetor 2024, 13:39

Kolla mund të sinjalizojë problemet me zemrën, ja kur duhet të shkoni te mjeku

Kolla mund të sinjalizojë problemet me zemrën, ja kur duhet

 

Edhe pse kolla e herëpashershme është një fenomen krejtësisht normal, një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e një problemi të caktuar shëndetësor, duke përfshirë edhe problemet e zemrës

Sipas mjekëve, një kollë konsiderohet akute nëse zgjat më pak se tri javë dhe kronike nëse zgjat më shumë se tetë javë. Shkaktarët më të shpeshtë janë kryesisht ftohja, gripi, alergjitë, astma apo bronkiti.

Megjithatë, ka edhe disa sëmundje të tjera ku kolla është një nga simptomat e para dhe një ndër to janë sëmundjet e zemrës.

Edhe pse shumica e njerëzve e injorojnë atë, mjekët paralajmërojnë se duhet të vizitoni një mjek nëse kolla zgjat më shumë se tri javë ose bëhet më intensive me kalimin e kohës.

Si të kuptoni se kolla mund të jetë shenjë e sëmundjes së zemrës?


Ka disa shenja që tregojnë këtë. Nëse shfaqen simptoma të tilla si shqetësime në gjoks, marramendje, gulçim ose vjellje së bashku me një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë, mjekët thonë se mund të jetë një sëmundje e zemrës.


Mjekët shpjegojnë se ekzistojnë dy lloje të arrestit kardiak, i majtë dhe i djathtë. Kur ka një bllokim në anën e majtë, gjaku, si dhe i gjithë lëngu, tërhiqet në mushkëri, duke shkaktuar gulçim dhe kollë. Në shumicën e rasteve, kolla është e lagësht, nuk largohet me kalimin e kohës dhe shumë shpesh ka edhe mukozë rozë.

Horoskop