Shpat Deda: Dafina më kërkoi të këndoja një këngë që s’e kisha dëgjuar kurrë
Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje magjike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Çdo detaj i sa...
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit “Zë me Mirën” ishte e ftuar Dr. Edlira Rehovica, kirurge e gjirit.
Doktoresha foli gjerësisht se cila është mënyra më e mirë për të shpëtuar nga përballja me kancerin e gjirit, një formacion tumoral shumë i rrezikshëm dhe një ndër më vdekjeprurësit.
Doktoresha ka treguar gjithashtu se cilat janë arsyet sipas saj që mund të kenë ndikuar në uljen e moshës së prekshme nga këto patologji.
“Kanceri varet nga stadi kur e ke zbuluar. Sa më herët të kapet kanceri aq më e gjatë do të jetë mbijetesa. Nëse kap një tumor në fazat e para, me mjetet që ne kemi, mundësia është optimale për të mbijetuar”, shprehet Dr. Edlira.
“Kemi vajza të vogla, 10 vjeçe që janë me cikël. Ardhja e ciklit në moshë të hershme është një faktor risku për kancerin e gjirit. Ne ushqehemi me ushqime jo fort të kontrolluara, të modifikuara gjenetikisht. Patjetër edhe kjo ndikon. Pikëpyetja ime është edhe te vaksinat që ne kemi bërë, të Covid-it. Nuk kanë arritur në një konkluzion të saktë, megjithatë ka studime që dhe bërja e vaksinave ka ndikuar në shfaqjen në moshë të hershme të këtyre patologjive”, thotë Dr. Rehovica.
“Unë besoj te eksperienca ime personale dhe bërja e vaksinës ka hiperaktivizuar sistemin imunitar. Përshembull një alergji jo të shprehur më përpara, tani e ke. Pra vaksina i ka përshpejtuar këto sëmundje që ndoshta do vinin më vonë, që të vijnë në mosha më të hershme”
Pyetjes se a është kanceri i gjirit më i lehtë për t’u trajtuar, doktoresha i është përgjigjur: “Kjo nuk qëndron, kanceri i gjirit di të vrasi shumë mirë, është i pabesë. Është një nga kaceret më të shprehur dhe më vdekjeprurës nëse nuk e diagnostifikon në kohë. Edhe këtu dalim prap te rëndësia e diagnostikës në kohë. Çdo femër mbi 20 vjeç dhe për sa kohë kemi jetën dhe gjirin, duhet të kryejë kontrolle 1 herë në vit edhe pa pasur asnjë ankesë. Dhimbja është një faktor mbrojtës, sepse është ajo që të alarmon. Dhimbja e ka gjetur gjuhën e komunikimit me ne. Por, përgjithësisht formacionet tumorale nuk dhembin, ato që dhembin janë periudhat ciklike të gjirit si përshembull ardhja e periodave.
Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje magjike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Çdo detaj i sa...
Origjina dhe prejardhja kulturore i janë bërë muzë dhe i kanë ushqyer edhe më shumë pasionin për fotografinë. E j...
Ashtu siç po ndodh prej disa ditësh tashmë edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të q&e...