Qendra tregtare e përmbytur në Spanjë, polumbarët: I pallogaritshëm numri i viktimave
Mediat italiane kanë publikuar pamje nga qendra tregtare Bonaire, parkingu i cilës është përmbytur plotësisht si pasojë e r...
Pastrimi i fytyrës është hapi më i rëndësishëm në rutinën e bukurisë: nuk duhet neglizhuar asnjëherë, në asnjë moshë. Nëse më pas ndiqni këshillat e ekspertëve të lëkurës, ai bëhet një trajtim i vërtetë kundër plakjes. Ja çfarë duhet të bëni:
Filloni me një vet-masazh
Antonìa Stefanaki një facialiste e elitës milaneze, sugjeron ta bëni këtë veprim për disa minuta para çdo pastrimi. Filloni nga dekolteja dhe në drejtim të qafës, me lëvizje nga poshtë- lartë. Ndërsa në fytyrë bëni lëvizje rrethore me duar, njëjtë sikur lani fytyrën. Në këtë mënyrë lejoni limfën të rrjedhë, duke nxitur eliminimin e toksinave dhe mbetjeve metabolike. Përveç kësaj, ju stimuloni qarkullimin e gjakut dhe rrjedhimisht oksigjenimin e lëkurës.
Mos e teproni në mëngjes
Gjatë natës lëkura rigjenerohet dhe forcon barrierën, atë shtresë të hollë të përbërë nga uji dhe lipide që nuk duhen eliminuar. Rekomandohet që në mëngjes, nëse nuk ka mbetje make-up, më mirë pastroni vetëm pjesën e syve me një tampon pambuku.
Mos harroni tonerin
Toneri është një hap thelbësor dhe duhet përdorur gjithmonë pas pastrimit. Ai depërton shpejt, hidraton dhe ribalancon. Si përbërës kryesorë ka acide alfa-hidroksi, acide beta-hidroksi dhe acide poli-hidroksi që e bëjnë fytyrën të shkëlqejë.
Pas të 50-ave përdorni balsam
Sipas Nichola Joss, facialiste për Kate Moss, Gwyneth Paltrow dhe Meghan Markle, për pastrimin e fytyrave të atyre mbi 50 vjeç, produkti i rekomanduar sipas saj është balsami, i cili jo vetëm që pastron lëkurën, por edhe vepron si një trajtim: hidraton, ushqen dhe siguron substanca rigjeneruese. Duhet të masazhohet ngadalë në fytyrë dhe mundësisht të eliminohet me një leckë të lagur më pas.
Përdorni tampon liri dhe ujë trëndafili
Për pastrim, përdorni edhe një leckë liri të lagur me ujë trëndafili. Pëlhura prej liri ka një veprim eksfolues, ndërsa uji i trëndafilit tonifikon dhe hidraton. Këtë bëjeni një herë në javë.
Në mbrëmje bëni pastrim të dyfishtë
Pasi keni përfunduar rutinën e ditës pastrojeni fytyrën jo një, por dy herë radhazi. Pastrimi i dyfishtë është thelbësor për lëkurën veçanërisht nëse e keni rënduar me make-up. Pra fillimisht pastroni make-up-in me një pastrues dhe më pas lajeni me ujë dhe shkumues.
Mediat italiane kanë publikuar pamje nga qendra tregtare Bonaire, parkingu i cilës është përmbytur plotësisht si pasojë e r...
Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje magjike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Çdo detaj i sa...
Origjina dhe prejardhja kulturore i janë bërë muzë dhe i kanë ushqyer edhe më shumë pasionin për fotografinë. E j...