10 simptomat që zbulojnë mungesën e hekurit në trupin tuaj
Mungesa e hekurit është një problem që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të jetë më i zakonsh...
Nga : Santana Çomora
Fotografia : Renato Hyselli
Redaktore Përgjegjëse : Xhoia Dumi
Dizjan : Aldo Beshiri
Ingridi vajza e “BonVivant”, Ingridi vajza e udhëtimeve ekzotike apo Ingridi e “Rubi”?! Duke e njohur personalisht mendoj se është e të gjithave nga pak. Zonjusha që vizionin për të kapur të renë e ka patur që herët dhe që kurioziteti në kërkim të vendeve të reja e ka shtyrë të eksplorojë vendndodhje dhe kultura jo fort të zakonshme. Nuk janë të paktë ata që pikërisht këtë shqisë mund ta kenë të zhvilluar, por nuk kanë guximin për të vënë në jetë idetë dhe qëllimet e tyre. Ingridi është pikërisht ajo vajza avangardë, e cila me guxim ka arritur të realizojë çdo vendim që ka marrë ose ndryshe njihet si njeriu që gjen kënaqësi edhe në gjërat më të vogla të jetës, duke qenë kritike dhe adhuruese e ushqimit të mirë. Pa frikë mund të themi se ajo është “vajza në ekspolorim e sipër”, me kureshtjen e një fëmije dhe instiktin e një të rrituri. Njihet si vajza e pasioneve, e udhëtimeve dhe kulinarisë në çdo cep të botës ku ajo udhëton. Ingridi jo vetëm që ka një penë dhe shije të rafinuar, por gjithashtu ka një dëshirë për t’u zhvilluar, rritur, kuptuar e përmirësuar. Dihet që mënyra më e mirë për të njohur veten dhe harxhuar paratë është udhëtimi. Prandaj, nisur nga simpatia e saj për vendet aziatike vendosëm të njohim më shumë rreth udhëtimeve vetëm dhe se si kanë ndikuar këto eksperienca në jetën dhe blogun e saj. Për më shumë bisedojmë me të :
Ingrid je një njeri që ke udhëtuar shumë. Çdo udhëtim për ty ka lënë gjurmë dhe është përkthyer në një një histori që lidhet me vendin ku ke qenë. Në një nga këto udhëtime ti u njohe me matchen, lëngun magjik. Ka qenë dashuri me shikim të parë apo si fillim nuk është se ka qenë në shijet e tua?
Matcha është shije e mësuar, ndaj ndodh shumë shpesh që mos të të pëlqejë menjëherë. Kështu ndodhi dhe me mua.
Më pas kur vizitova Japoninë dhe provova një shumëllojshmëri pijesh, ëmbëlsirash, gatimesh, madje dhe produkte kozmetike të prodhuara me matcha, kuptova rëndësinë e cilësisë dhe shijen e vërtetë të saj.
Gjatë gjithë karrierës tënde si një sipërmarrëse të kam parë si një femër vizionare e të guximshme. Si vijoi më pas historia jote me matchën dhe pse mendove ta sillje në Shqipëri?
Çdo herë që shoh diçka të re gjatë udhëtimeve të mia, më vjen natyrshëm dëshira për ta sjellë në Shqipëri. Pavarësisht vështirësive, punës dhe durimit që duhet për produkte të tilla, të vështira, besoj se Shqipëria meriton që të jetë e hapur dhe të ofrojë produkte autentike, sidomos kur ato janë të zgjedhura me kujdes.
Slogani ynë tek Rubi: “Demokratizojmë shijen”, - nuk është një fjali rastësore, është një premtim, dhe këto produkte janë pikërisht vijim i këtij premtimi.
Pasi e përdore vetë mund të na thuash cilat janë benefitet e matchës?
Në fakt, zakonisht nuk rend pas premtimeve kalimtare për ushqime të shëndetshme, ndaj nuk dua të flas për të si një “ilaç” magjibërës. Dua të flas për matchën si një çaj i zgjedhur, i përdorur ndër shekuj që ndihmon trupin dhe mendjen dhe dhuron një ritual qetësie e vetëdijeje.
A e zëvendëson matcha kafenë?
Po sepse duke qenë pudër çaji jeshil ka teinë (kafeina që ndodhet në çaj). Pra, plotëson nevojat për kafeinë, por e bën këtë butësisht.
Ku mund ta përdorim matchën?
Matcha mund të përdoret në shumë mënyra, duke nisur nga ajo tipikja japoneze, si çaj, pra veç me ujë, e deri tek mënyrat më perëndimore si Matcha Latte, Matcha Smoothies, apo edhe ëmbëlsira me matcha siç kemi disa në gamën tonë të produkteve tek Rubi.
Si duhet ta kuptojmë që kemi të bëjmë me një produkt të mirë matche?
Për sa i përket cilësisë duhet lexuar me kujdes “grada”. Matcha vlerësohet me gradë ku ajo më e larta është ceremonialja. Matcha më cilësore gjithmonë ruhej për ceremonialin e çajit për të gostitur miqtë. Kjo matcha është e gjelbër e shndritshme, është si mëndafsh, nuk është aspak e hidhur dhe këshillohet të konsumohet si çaj. Gradët e tjera më të ulëta ndryshojnë në pamje - e gjelbërta nis e zbehet dhe sa më poshtë shkojmë në gradë, në shije – shija bëhet më e hidhur, më pak klorofil, më shumë teinë, dhe sigurisht edhe në çmim. Sa më poshtë, aq më lirë. Ndaj nëse gjeni matcha të lirë në supermarket, sidomos në paketime transparente me shumë gjasë ështe e oksiduar dhe cilësi shumë e ulët, që do t’ju bëjë ta urreni matchën jo ta dashuroni atë.
Cila është ajo forcë apo magji për t’i bindur njerëzit se duhet patjetër ta përqafojnë të renë për një jetë më të mirë?
Forca dhe magjia e kohës. Vendosmëria dhe besimi ynë tek këto produkte është duke ndikuar dita-ditës në rritjen e kuriozitetit, interesit dhe rrjedhimisht edhe përqafimin e risive. Por duhet thënë që është një proces shumë i ngadaltë që kërkon shumë durim dhe kohë.
Duke qenë se dhe je eksperte marketingu sa të ka ndihmuar ky aspekt në lidhje me biznesin?
Jashtëzakonisht shumë. Madje jo vetëm marketing, por edhe përvojat e tjera në këtë fushë më tepër se 10 vite më parë. Tani në këtë fazë jete mendoj që po kuptoj vërtetë vlerën dhe avantazhin që të jep përvoja. Është shumë e bukur se si gjithçka ke bërë më parë të përgatit dhe të jep përgjigjet e duhura në atë që po bën tani.
Duket sikur çdo gjë në ditët e sotme është bërë çështje marketingu. Si dallon një marketing i mirë për ty dhe çfarë duhet të ketë parasysh çdo njëri prej nesh?
Vërtetësia dhe koherenca. Vërtetësia e produktit, e premtimit, e zërit. Marketingu është një mekanizëm promovimi dhe kaq, ajo që të mban në treg është cilësia dhe koherenca.
Besoj ajo ç’ka duhet të kemi parasysh është të qëndrojmë kritikë e të pyesim veten për zgjedhjet që bëjmë. A janë ato sepse ne besojmë vërtetë tek ajo markë apo produkt, apo e duam sepse e ka edhe komshiu.
Sa e vështirë është të bësh biznese të tilla të standartizuara për nivelin e ekonomisë sonë?
Faleminderit që më pyete për vështirësitë sepse është shumë e rëndësishme të flasim për të gjitha aspektet e ndërtimit dhe drejtimit të një biznesi, jo veç për “fushat me lule”. Ç’është e drejta, nuk ka ditë që nuk vë në diskutim zgjedhjet që kam bërë në këtë treg kaq të vogël dhe të kufizuar në shumë aspekte. Ka shumë arsye për t’u dekurajuar kur do të bësh pionerin. Gjithçka është kundra, derisa klientët të shohin, nisin të të kuptojnë dhe të të besojnë. Ky është një projekt që së bashku me ortakun dhe mikun tim Henrikun, buron nga pasioni i çmendur dhe besimi i palëkundur që Tirana meriton diçka si “Rubi”.
Mungesa e hekurit është një problem që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të jetë më i zakonsh...
Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, pas lajmeve rreth një vit më parë për krisje në marrëdhënien e bashkëshorten e ti...
Një nga ngjyrat që ka "shpërthyer" vërtet këtë vit është e kuqja. Në nuancën më të ndezur, si e ku...