News / 31 Tetor 2024, 16:17

Tapetet unike të "Pimp My Rugs"

Tapetet unike të "Pimp My Rugs"

Nëse fantazitë tuaja dëshironi t’i keni sa më pranë dhe më të prekshme, sidomos kur vogëlushët tuaj e kërkojnë atë, ‘Pimp My Rugs’ jua bë realitet në një kohë rekord.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by PIMP MY RUGS OFFICIAL (@pimp_my_rugs)

Po po e kemi fjalën për punime dore siç janë tapetet e personalizuara sipas dëshirës dhe personazhit që preferoni.

Dëshironi të mësoni më shumë për atë që qëndron pas punëve fantastike të tapeteve që po shihni në foto? Ju ftojmë të lexoni intervistën.

Tapetet unike të "Pimp My Rugs"

Si lindi ideja për të ushtruar këtë pasion?
Gjithmonë që në moshë të vogël shikoja gjyshen time, e cila me fije leshi bënte punime të ndryshme si kapuça, shall, triko ose mbulesa... Unë isha asistenti i vogël i saj, pasi isha gjithmonë i gatshëm të shkoja dhe të blija fijet shumëngjyrëshe të leshit.
Në dhjetor të vitit 2022, shoh një video në rrjetet sociale, ku thurja me fijet e leshit ishte transformuar nga shtizat dhe grepi, në një gjilpërë automatike ku punimi ishte më i shpejt, efikas dhe më i bukur. Duke qenë se për tregun shqiptar kjo ishte diçka e re, vendosa të provoj veten në këtë fushë. Mbas 4 muajsh eksperimentime, realizova punimin tim të parë të cilin e postova në rrjetet sociale në Prill të 2024-s.

Tapetet unike të "Pimp My Rugs"

Sa shpreh nga vetja në krijimet që bën?
Shumica e krijimeve janë të personalizuara nga klientët, me imazhet që ata dëshirojnë. Sigurisht unë jap mendimin tim kur shoh që klienti është i dyzuar në zgjedhje. Ka raste që sugjeroj duke u bazuar në tipologjinë e klientit.
Disa ide të miat janë pasqyra tapet dhe tapet i futur ne kornizë. Të dyja mund të varen lehtësisht në çdo ambient.

Tapetet unike të "Pimp My Rugs"

Kërkesat më të shumta janë nga meshkujt apo femrat? Dhe cila grup moshë?
Kërkesa vjen nga të dyja palët, por më shumë vjen nga femrat. Grup mosha varion nga 23 deri në 40 vjeç.

Tapetet unike të "Pimp My Rugs"

Cila është një nga punët më të vështira dhe më shumë impenjative dhe sa kohë të është dashur?
Një nga punët më të vështira që kam realizuar është një fushë me lule, për realizimin e së cilës më janë dashur 7 ditë. Se përveç procesit të thurjes është qethja e tapetit dhe pastrimi i detajuar për ta bërë sa më të qartë dhe estetik tapetin.

Tapetet unike të "Pimp My Rugs"

Horoskop