Familja / 2 Nëntor 2024, 07:02

"Shtëpia ime nuk do të jetë kurrë njëlloj,por këtu ka shumë dashuri", letra e një nëne të re

"Shtëpia ime nuk do të jetë kurrë njëlloj,por

Shtëpia ime është një rrëmujë e vërtetë tani dhe të them të drejtën, kjo gjë është bërë normale tek në kohët e fundit. Ndonjëherë ndihem sikur gjithmonë do të jetë e çrregullt për gjithë pjesën tjetër të jetës sime. Por pastaj i largoj këto ndjenja dhe i kujtoj vetes se nuk do të jetë kështu përgjithmonë. Një ditë, kur të kenë kaluar shumë vite nga sot, shtëpia ime do të jetë e rregullt përsëri. 

Kur fëmijët e mi të largohen për në kolegj, unë do të jem në gjendje të ulem në divan me një gotë verë dhe të admiroj dyshemenë dhe kuzhinën e përkryer e të pastër. Fëmijët nuk do të kenë hipur nga një divan në tjetrin, nuk do të ketë më derdhje qumështi dhe çokollatë në kuzhinë dhe as rroba të vogla për të larë. Dhe një ditë, besojeni apo jo, fëmijët tanë do të kenë apartamentet dhe shtëpitë e tyre për të bërë rrëmujë. Dhe ne do të qajmë sepse “do të humbasim” vogëlushët tanë. Unë mendoj se mund të bëj më shumë përpjekje tani për të pasur një shtëpi të rregullt dhe jo domosdoshmërisht të pres derisa fëmijët të largohen për në kolegj ose të kenë një shtëpi të tyre. Por jeta është kaq intensive me dy fëmijë të vegjël. Sigurisht, unë mund të lë punën për t’ju përkushtuar shtëpisë, por nuk dua. Unë e dua punën që bëj dhe nuk dua ta lë. Po, patjetër që e kam mundësinë të heq dorë nga një aktivitet i së shtunës në mëngjes dhe të pastroj shtëpinë, por as këtë nuk dua ta bëj. Nuk dua të heq dorë nga koha e çmuar me familjen time. Unë mund të punësoj dikë për të pastruar për ne, por kjo kushton para. Unë nuk dua t’i jap përparësi shpenzimeve për këtë arsye. Dua t’i ruaj për nevojat tona, ose për një udhëtim argëtues. Fëmijët e mi do të rriten shumë shpejt. Unë nuk dua të kaloj këto vite të rëndësishme duke u fiksuar pas rregullit dhe pastërtisë së shtëpisë. Shtëpia jonë nuk është shumë e rregullt dhe e pastër, por është një shtëpi e gjallë, këtu jetohet. 

Pra, tani për tani, do të kënaqem me pastërtinë e shtëpisë sonë vetëm kur vizitorët kanë planifikuar për të ardhur, ose vetëm 20 minuta pasi ta kem pastruar, pas këtyre do të jetë sërish “e shkatërruar”. Për momentin kam vendosur të bëj paqe me gjendjen në të cilën jemi.

Horoskop