10 simptomat që zbulojnë mungesën e hekurit në trupin tuaj
Mungesa e hekurit është një problem që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të jetë më i zakonsh...
Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje magjike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Çdo detaj i saj u komentua gjerësisht në mediat sociale, ku momentet më të veçanta nga ceremonia u bënë virale. Një nga momentet që spikati ishte hyrja e Dafinës në dasmë, teksa ajo afrohej drejt Kreshnikut për të filluar vallëzimin e parë si bashkëshortë, të shoqëruar nga zëri i Shpat Dedës, i cili interpretonte live.
Në një intervistë për emisionin “Canape” në T7, Shpati ndau emocionet e këtij momenti të veçantë dhe rrëfeu se si u formësua ideja e tij për të kënduar në këtë ceremoni.
“Dafina është mikeshë e vjetër, tashmë edhe Kreshniku, të dy i kam miq të zemrës. Një ditë, Dafina më kontaktoi dhe më kërkoi të këndoja në dasmën e tyre, në momentin kur do fillonin vallëzimin e parë. Më kërkoi të këndoj një këngë të ‘Gjurmëve’ që nuk e kisha dëgjuar më parë, një këngë e titulluar ‘Ty’. Ishte thjesht një demo, por e jashtëzakonshme dhe me një ndjesi të ëmbël. Ajo më kërkoi gjithashtu të këndoj këngën ‘Përgjithmonë’ me kitarë, teksa ajo hynte. Ishte një kërkesë unike dhe më bëri të ndihem jashtëzakonisht i nderuar,” rrëfen ai.
Mungesa e hekurit është një problem që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të jetë më i zakonsh...
Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, pas lajmeve rreth një vit më parë për krisje në marrëdhënien e bashkëshorten e ti...
Një nga ngjyrat që ka "shpërthyer" vërtet këtë vit është e kuqja. Në nuancën më të ndezur, si e ku...