Nesër çadrat me vete, moti sjell ‘surpriza’ me rebeshe shiu e dëborë
Ditën e nesërme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në lartësitë mbi 90...
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe pasurimi i tij me përbërës të shëndetshëm mund të bëjë një ndryshim të madh në mirëqenien e shëndetit. Ndaj ekziston një erëz shumë e rëndësishme që duhet ta shtoni patjetër në rutinën e mëngjesit, kanellën.
Me origjinë në Sri Lanka dhe në Indinë jugore, kanella ishte aq e çmuar saqë konsiderohej një dhuratë e denjë për mbretërit dhe hyjnitë. Sot, falë kërkimeve moderne, dimë se kjo është shumë më tepër sesa thjesht një erëz është një burim i përqendruar i antioksidantëve dhe komponimeve të dobishme që mund të përmirësojnë aspekte të ndryshme të shëndetit tonë.
Shtoni vetëm pak kanellë në vaktin e mëngjesit dhe njihuni
Kanella është e pasur me antioksidantë
Kanella është një nga erëzat me përmbajtjen më të lartë të antioksidantëve. Këto komponime ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira, molekulave të paqëndrueshme që mund të dëmtojnë qelizat dhe të përshpejtojnë procesin e plakjes. Duke shtuar një majë luge kanellë në vaktin e mëngjesit, trupi do të marrë një aleat të çmuar në luftën kundër oksidimit qelizor, duke e bërë trupin dhe lëkurën të duket gjithmonë e re.
Përmirëson menaxhimin e sheqerit në gjak
Një nga pikat kyçe të kanellës është rregullimi i sheqerit në gjak. Disa studime tregojnë se kanella përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, hormonit që rregullon metabolizmin e glukozës. Kjo është veçanërisht e dobishme për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2, ose për ata që duan të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak pas ushqimit.
Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Zemra është një organ që meriton vëmendjen tonë të plotë dhe kanella mund të ofrojë mbështetje të vlefshme për ta mbajtur atë të shëndetshme. Kjo erëz është shoqëruar në disa studime me reduktimin e disa faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës, duke përfshirë kolesterolin total, kolesterolin LDL (ai "i keq") dhe trigliceridet. Për më tepër, në sajë të vetive të saj anti-inflamatore , kanella mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit të arterieve, duke përmirësuar shëndetin kardiovaskular.
Ditën e nesërme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në lartësitë mbi 90...
Është publikuar një letër rrëqethëse, të cilën shokët e klasës ia kanë dedikuar Martinit pas vdekjes dh...
Mungesa e hekurit është një problem që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të jetë më i zakonsh...