News / 4 Nëntor 2024, 12:13

Çfarë e shkakton verdhëzën te fëmijët

Çfarë e shkakton verdhëzën te fëmijët

Nëse një foshnjë vuan edhe nga verdhëza (një simptomë tjetër e mëlçisë bebe) dhe ka lëkurë, sy dhe gjuhë të zverdhur, mjekët e kuptojnë menjëherë se kanë të bëjnë me një problem në mëlçi, megjithatë nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë se refluksi acid ka lidhje me mëlçinë, sepse nuk kanë marrë leksione për këtë.

Sipas teorisë së verdhëzës tek të porsalindurit (po, është thjesht një teori!), mëlçia e një foshnje është kaq e re, saqë nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të përballuar plotësisht përgjegjësitë e mëlçisë për përpunimin, shpërbërjen dhe detoksikimin e qelizave të kuqe të gjakut. Verdhëza nuk ka të bëjë me këtë, por me përpjekjet e mëlçisë së bebes për t’i mbijetuar një ngarkese shumë toksike dhe për të përballuar pengesat që nuk kuptohen nga shkenca dhe kërkimet mjekësore. Disa nga pengesat janë trajtimet e hershme mjekësore që merr foshnja dhe nxitës të trashëguar nëpërmjet gjakut.

Me verdhëz do të kuptohet mëlçia e bebes që është në shok, duke u përpjekur të nisë mbi 2 000 funksionet e saj, por gjatë procesit ndodh një qark i shkurtër. Imagjinoni një fermer që del në arë dhe përpiqet të vërë në punë një traktor të vjetër, të cilin nuk e ka përdorur për vite me radhë. Teksa ndez motorinon, motori kërcet e fërshëllen, ndoshta nxjerr pak tym, dhe dridhet teksa “kollitet”. Kjo është ajo që ndodh me mëlçinë e bebes. Nxitësit e trashëguar dhe ata ndaj të cilëve mund të jemi ekspozuar në fillim të jetës, janë si një vaj i vjetër motori në mëlçinë e bebes; edhe mëlçia e një të porsalinduri mund të jetë e ndotur për sa kohë që trashëgon toksina që në ngjizje dhe në barkun e nënës. Mund të ketë qenë dieta e prindërve njëzet vjet më parë, helme që janë trashëguar nga brezi në brez apo një sërë faktorësh të tjerë shkaku që në mëlçinë e bebes janë strehuar nxitës të ndryshëm.

Përderisa verdhëza zhduket, qelizat e kuqe të gjakut detoksikohen dhe teprica e bilirubinës reduktohet, institucionet mjekësore nuk kanë arsye të shikojnë përtej teorisë se verdhëza është mëlçia e një foshnje që nuk është pjekur ende. Ç’është e vërteta, pjesa më e madhe e mëlçive të bebeve, pas përpjekjeve fillestare për të filluar së punuari, e tejkalojnë pengesën shumë shpejt dhe gjejnë një ekuilibër të pranueshëm. Kur verdhëza zhduket, nuk do të thotë se bashkë me të zhduken edhe ndërlikimet e mëlçisë; nuk do të thotë se mëlçia e foshnjës po funksionon përsosmërisht dhe se nuk ka shenja të tjera të problemeve me mëlçinë që asnjë mjek nuk do t’i lidhë me mëlçinë. Barku i fryrë dhe i zmadhuar tek të vegjlit është shenjë e mëlçisë së bebes. Edhe dhimbjet e stomakut dhe problemet intestinale që diagnostikohen në fund si parazitë, myk “Candida”, celiaki, kanë lidhje me mëlçinë. Pra, mëlçia luan një rol të rëndësishëm pse ndodhin të gjitha këto. 

Marrë nga libri "Shpëtimi i Mëlçisë", botimet Living.

Çfarë e shkakton verdhëzën te fëmijët

 

Horoskop