News / 4 Nëntor 2024, 12:49

Chris Hemsworth tregon si është gjendja e tij pasi rezultoi me mundësi të lartë gjenetike për Alzheimer

Chris Hemsworth tregon si është gjendja e tij pasi rezultoi me

Aktori i njohur Chris Hemsworth i cili ka një predispozitë të lartë për t’u prekur nga Alzheimeri, ka ndarë një përditësim për shëndetin e tij.

Ai e zbuloi këtë në fillim të këtij viti. Ai zbuloi se trashëgimia e tij gjenetike e vendos atë “tetë deri në 10 herë më shumë gjasa” për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chris Hemsworth (@chrishemsworth)

Hemsworth postoi në Instagram për të ndarë një paraqitje të shkurtër të jetës së tij ndërsa luftonte me diagnozën sfiduese.

Ai ndau foto me Dr; Adeel Khan, i njohur për trajtimet me qeliza staminale. Në foto aktori dukej i relaksuar, i veshur casual me pantallona të shkurtra.

“Puna e tij me qelizat MUSE – një lloj i pabesueshëm i qelizave burimore rigjeneruese, është unike. Fakti që ai bashkëpunon drejtpërdrejt me profesoreshën Mari Dezawa, e cila ishte pioniere e këtyre qelizave, më bëri të ndihem i sigurt se isha në duart e dikujt në krye të mjekësisë rigjeneruese,”-shkroi aktori.

 

Horoskop