News / 4 Nëntor 2024, 13:10

Amaris sot mbush 13 vjeç, por lexojeni sa bukur i përmbledh Sonila Meço vitet si nënë

Amaris sot mbush 13 vjeç, por lexojeni sa bukur i përmbledh Sonila

Në shtëpinë e gazetares së njohur Sonila Meço, sot festohet për të voglën e tyre Amaris, e cila sot mbush plot 13 vjeç.

Meço i ka kushtuar një postim tepër të veçantë në instagramin e saj së bijës, duke e vendosur theksin në të gjitha sakrificat që i janë dashur deri në këtë ditëlindje të 13-të, e që nënat nuk i ndalin asnjëherë për fëmijët gjatë gjithë jetës.

“Sa janë 13 vjet?

Pak, shumë?

Sa një dyzinë degëza rrudhash nën ballë e nën qerpik? Sa një kuti barnash në çantë? Sa një dhimbje e re kronike? Sa humbja e një prindi? Sa një llogari bankare? Sa një shtëpi e re? Sa zhgënjime miqsh? Sa kilogramët e shtuar në ije? Sa vendet e vizituara? Sa thinjat për t’u mbuluar çdo tri javë? Sa pushteti i një njeriu? Sa shembja e një idhulli? Sa kompromiset për një vend pune? Sa duartrokitjet pas emrit ténd? Sa ndërrimi i bindjeve? Sa dashuri të harruara? Sa shkrirja e akullnajave?

Çdo 4 nëntor më shkund fort për të më kujtuar mënyrën më të saktë e korrekte për të matur vlerën e kohës: Amaris

Jetës shtrydhja gjithë nektarin, e vogla e madhja jonë, as më shpejt e as më vonë, gjithçka në kohën e vet! Në kohën tënde, të zgjedhjeve të tua

Sa janë 13 vjet?

Sa sot Amaris”, shkruan Sonila.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1)

Horoskop