10 simptomat që zbulojnë mungesën e hekurit në trupin tuaj
Mungesa e hekurit është një problem që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të jetë më i zakonsh...
Stine ka folur për romancën me bashkëshorten, Graciela, duke u shprehur se edhe ata si çdo çift kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre.
Teksa u pyet nga moderatorja për projektin e fundit, që mban emrin “E treta e vërteta” këngëtari u shpreh se e ka finalizuar tashmë dashurinë e tij.
“E treta e vërteta, është ajo që është. Graciela është e treta nga dashuritë e mëdha që kam pasur”, tha Stine.
Stine rrëfen romancën me bashkëshorten: Graciela më ndiqte nga pas, ndërroja vendet!
Stine dhe Graciela
Këngëtari i njohur Stine ka folur për romancën me bashkëshorten, Graciela, duke zbuluar se edhe ata si çdo çift, kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre. Teksa u pyet nga moderatorja për projektin e fundit, që mban emrin “E treta e vërteta” këngëtari u shpreh se e ka finalizuar tashmë dashurinë e tij.
“E treta e vërteta, është ajo që është. Graciela është e treta nga dashuritë e mëdha që kam pasur”, tha Stine.
Ndër të tjera Stine ka treguar një aksident të bërë disa kohë me Gracielën. Ai është shprehur se asaj kohe ishin shokë dhe ndërkohë Graciela ishte duke e ndjekur me makinë fshehur. Në një moment teksa këngëtari ka frenuar para një pusete ajo i ka rënë nga mbrapa.
“Bënte ndjekjet atë kohë si formula uno, më del një puset para dhe frenoj unë vetëm kur më bie nga mbrapa. Thash kush më ra. Dal nga makina shih unë, Graciela. Më fal më tha doja të të ndiqja jo t’i bija makinës. Aq shumë më ka ndjekur Gracia nga mbrapa sa më është dashur të ndërroja vendin. Mësova një stil. Shkoja tek lokali Rozanës lija makinën time aty dhe merrja tjetër. Shkonte Graciela dhe i merrte të gjithë me radhë, e keni parë gjë Stinen,” tregoi këngëtari ndër të qeshura.
Kujtojmë që këngëtari dhe partnerja e tij, Graciela u përfolën për një ndarje. Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në “Instagram” se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua.
Mungesa e hekurit është një problem që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të jetë më i zakonsh...
Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, pas lajmeve rreth një vit më parë për krisje në marrëdhënien e bashkëshorten e ti...
Një nga ngjyrat që ka "shpërthyer" vërtet këtë vit është e kuqja. Në nuancën më të ndezur, si e ku...