Mirëqenie / 6 Nëntor 2024, 16:15

"Mishi i huaj" në mitër, specialisti i bimëve mjekësore tregon faktorët e rrezikut dhe si ta parandaloni

"Mishi i huaj" në mitër, specialisti i bimëve

Studimet mjekësore kanë treguar se katër nga pesë gra ndërmjet moshës 30-50 vjeç mund të kenë fibroide ose siç njihen ndryshe mioma në mitër. Në shumicën e rasteve, këto masa si ‘një mish i huaj’ nuk shkaktojnë simptoma, këto në varësi të llojit, pozicionimit dhe madhësisë, por ka dhe raste që shenjat janë të qarta dhe nuk duhen neglizhuar si gjakderdhje të mëdha gjatë ciklit, dhimbje barku, parehati gjatë marrëdhënieve seksuale, etj. Gjithashtu miomat mund të shkaktojnë anemi apo probleme me fertilitetin si dhe të ndikojnë seriozisht në cilësinë e jetës së gruas. Në një emision televiziv me specialistii i bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë se çfarë janë miomat, cilat janë shkaqet e shfaqjes së tyre, faktorët e rrezikut dhe si t’i trajtojmë pa pasur nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale.

“Miomat janë zhvillime qelizore në brendësi të muskulaturës së mitrës, uterusit. Miomat apo fibroidet janë tumore beninje, jo kanceroze, që rriten në shtresat muskulore të uterusit. 20-40% e femrave në jetën e tyre mund të zhvillojnë një ose disa mioma, të cilat klasifikohen në varësi të pozicionimit të tyre në uterus” thekson Ylli Merja.

Por cilat janë shkaqet e fibroideve, miomave?

– Nivelet e larta të hormoneve estrogjen dhe progresteron. Femrat me estrogjen të lartë dhe obeze kanë predispozitë më të lartë
– Niveli i lartë i kolesterolit rrit nivelin e estrogjenit dhe estronit. Këto të dyja luajnë rol kyç në formimin e miomave
– Faktori gjenetik, këto femra përmbajnë gjene të ndryshme nga gjenet në qelizat normale të muskujve të uterusit
– Obeziteti, femrat obeze kanë të ngjarë të shfaqin shenja inflamacioni në uterus, përgatisin terren për zhvillimin e qelizave tumorale
– Mosha, mosha e përshtatshme 30-40-45 vjeç
– Presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun për krijimin e miomave
– Hipotiroidizmi, shoqërohet me rritjen e fibromave
– Dieta ushqimore, mishi me cilësi të dobët, ushqimet që irritojnë estrogjenin luajnë rol në zhvillimin e fibroideve
– Menstruacionet e hershme para moshës 10 vjeçe, po kështu dhe menopauza e vonuar

“Femrat nuk duhet të neglizhojnë asnjë shenjë ndryshimi në trupin e tyre, edhe pse ka raste që miomat mund edhe të mos japin sinjale” shprehet specialisti Merja, por vëmendje e shtuar ndaj këtyre simptomave:

– Gjakderdhje e rëndë dhe e zgjatur menstruale, gjaku mund të mpikset
– Një ndjenjë presioni në legen, dhimbje shpine
– Mosfunksionim të fshikëzës urinare dhe zorrëve
– Urinim i shpeshtë, urgjenca në urinim, rrjedhje urine
– Vështirësi në zbrazjen e urinës
– Fryrje barku, kostipacion, hemorroide
– Infertilitet
– Anemi, lodhje
– Vena me variçe
– Dhimbje të thella të kofshës
– Inflamacion në zonën e uterusit
– Mungesë e vitaminës D

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, thekson se padyshim parandalimi është këshilla e parë që ai jep për të gjitha zonjat për të frenuar formimin e fibroideve.

“Ruani bilancin hormonal, është çelësi për parandalimin dhe tkurrjen e miomave. Mbani një tension normal të gjakut, qarkullimi i mirë i gjakut ushqen zonën e prekur, ndihmon në zvogëlimin e miomave. Herë pas here bëni detoksin e mëlçisë, pasi mëlçia luan rol në balancimin e hormoneve dhe largimin e toksinave. Reduktoni stresin, ai çekuilibron hormonet dhe ndikon në rritjen e fibromiomave. Shumë e rëndësishme është të menaxhoni peshën tuaj, sa më pak sheqer të rafinuar, pasi sheqeri rrit inflamacionin, shton peshën, ul sistemin imunitar, çekuilibron hormonet. Gjithashhtu kujdes me karbohidratet e rafinuara, yndyrat e larta dhe kafeinën, shumë kafeinë dëmton trupin dhe mëlçinë” këshillon Merja.

Natyra jonë na ka falur mjaft bimë, të cilat luajnë një rol mjaft efektiv në zvogëlimin dhe tkurrjen e miomave, duke bërë të mundur që të mos kemi nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon trajtimin alternativ të fibromiomave:

– Përdorni fruta, perime, bishtajore, qepë, hudhra, domate, lakra, brokoli
– Përdorni arra, bajame të egra, pak sojë, vaj ulliri, bajame, arrë kokosi, fara liri, farë e zezë, vaji i sinapit të bardhë dhe mustarda, kurkumina, shafrani i Indisë zvogëlon miomat
– Përdorimi i bimëve mjekësorë si: Sherebela, balancon hormonet, pastron mëlçinë
– Çaji i gjelbër zvogëlon miomat
– Kalendula rrit nivelin e vitaminës D, K2 dhe magnezit
– Bishtamithi rrit nivelin e vitaminës K2, Mg
– Boronica, aronia plotësojnë vitaminat B dhe C
– Bari i bletës qetëson sistemin nervor, pastron mëlçinë
– Aloe arboreshente, echeveria elegantis, limoni, portokalli, mandarina

Në studion e “Rreze Dielli” Merja tregon dhe një recetë të plotë që mund të ndjekë një zonjë me probleme të miomave në mitër. Konsumoni çaj 10 lulesh 3 x 1 gotë në ditë para buke ku në çdo gotë hidhni një lugë supe aloe arboreshente. Gjithashtu para buke konsumoni bajame të egra, 2 x 1 lugë çaji në ditë dhe 1 lugë çaji vaj fare të zezë ose vaj sinapi të bardhë, të cilat mund të hidhen në një filxhan kos. Përdorni çaj antimyk për shplarje të brendshme dhe mos iu ndani pirjes së çajit të sherebelës, pini 1-2 gota në ditë, rekomandon doktor Ylli Merja.

Horoskop