Megan Fox dhe MGK ndahen vetëm pak muaj pas konfirmimit të shtatzënisë dhe ja arsyeja
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....
Ecja është një formë e mrekullueshme dhe e thjeshtë për t’u tonifikuar, dobësuar dhe mbajtur zemrën të shëndetshme.
Por pavarësisht përfitimeve të shumta të ecjes, ekziston një pjesë e trupit tuaj ku mund të ndjeni lodhje mbas ecjeve të gjata. Ato janë pikërisht gjunjët! Me disa ndryshime të thjeshta në rutinën tuaj, ju mund të shmangni dhimbjen e tyre, pa hequr dorë nga ushtrimet që keni zgjedhur.
Zbuloni se cilat gabime në ecje mund t’ju dëmtojnë gjunjët dhe si t’i shmangni ato.
Zgjidhni këpucë të përshtatshme
Kur zgjidhni këpucët për të veshur gjatë ecjes, nuk duhet të keni parasysh vetëm estetikën. Lloji i gabuar i këpucëve mund t’i përkeqësojë problemet ekzistuese të gjurit, thonë ortopedët. Për shembull, nëse keni sindromën patella-femorale, dhimbje e kupave të gjurit, atëherë duhet të vishni një këpucë që ofrojnë stabilitet dhe mbështetesin e harkun e këmbëve.
Kujdesuni për harqet e këmbëve
Harku i këmbës siguron stabilitet, kështu që është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje. Nëse harku i këmbëve tuaja mbështetet plotësisht në tokë gjatë ecjes, me kalimin e kohës ju mund të ndieni dhimbje të përkeqësuara në gju. Në këtë rast AgroWeb.org ju sugjeron të këshilloheni me një mjek ortoped për të marrë ndihmën e duhur.
Mos angazhimi i muskulaturës gjatë ecjes
Ecja është një ushtrim i thjeshtë dhe i mrekullueshëm për trupin. Por në mënyrë që të zbusni presionin tek gjunjët ju duhet të aktivizoni gjithashtu disa muskuj shtesë. Një mënyrë për ta bërë këtë është të forconi muskujt e ijeve tuaja. Nëse nuk i përfshini muskujt gluteal, gjuri përfundon duke marrë më shumë peshë ose ngarkesë në çdo hap që hidhni.
Vazhdoni ecjen edhe kur keni dhmbje
Të gjithë një një moment e gjejmë veten duke përjetuar shqetësime gjatë stërvitjes. Por kur vazhdoni stërvitjen edhe pse ndjeni dhimbje të gjunjëve, mund të jeni duke rrezikuar të pësoni dëmtime serioze të gjurit.Dhimbja është një shenjë paralajmëruese se diçka nuk është në rregull dhe duhet të ndaloni, thonë tekspertët. Ju duhet të shmangni çdo gjë që shkakton dhimbjen e tyre./AgroWeb
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....
Në këmbimin e sotëm valutor një euro këmbehet me 98.26 lekë. 1 dollar amerikan këmbehet me 93.27 lekë. Poundi britanik 1...
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...