"I dashur Martin, më duket sikur do dal në pushim e do të të shoh duke qeshur", publikohet letra prekëse e shokëve të 14 vjeçarit
Është publikuar një letër rrëqethëse, të cilën shokët e klasës ia kanë dedikuar Martinit pas vdekjes dh...
Kur John Lennon takoi artisten japoneze, Yoko Ono në vitin 1966, ra në dashuri marrëzisht. Marrëdhënia e re arriti deri aty, duke lënë shumë shpejt gruan e tij të atëhershme, Cynthia Powell, me të cilën ish martuar më 1962.
Pas një periudhe të shkurtër, Lennon u martua me Yoko Ono në fillim të vitit 1969.
U bë vetëm një divorc formal, pavarësisht se ai duhej të mbështeste financiarisht dhe të rriste djalin e tyre Julian, i cili asokohe ishte vetëm pesë vjeç.
Pas disa vitesh, jeta e Cynthias kaloi një periudhë të vështirë ekonomike. Asaj do i duhej të kursente para për të garantuar një të ardhme minimaliste për veten dhe Julian.
Në një moment dëshpërimi, ajo mori një vendim të dhimbshëm: të shiste letrat e dashurisë dhe vizatimet që John i kishte dhënë kur ishin të fejuar…
Letrat ishin kaq pasionante, të mbushura me fraza të mrekullueshme. Disa prej të cilave me poezi, që më vonë do të bëheshin këngë hit.
Qe shumë e vështirë për Cynthian të ndahej nga kujtimet e paçmueshme. E brengosur dhe nga vrasja e John, pak pasi kishte hyrë viti 1982, ajo i shiti për një shumë të konsiderueshme...
Por Cynthia nuk do ta besonte kurrë se blerësi i tyre do të ishte Paul McCartney, një tjetër ish-pjesëtar i grupit Beatles.
Disa ditë më vonë, i rimori të gjitha letrat dhe vizatimet me postë, sëbashku me një pllakë gramafoni me këngën “Imagine”. Bashkangjitur pakos, ishte edhe kjo pusullë:
“Kurrë mos i shit kujtimet e tua. E kam njohur John qysh kur ishim të vegjël. Ashtu ishte ai. Ekcentrik dhe bredharak. Por dashurinë e kuptonte më shumë se çdo njeri. U largua tek Yoko sepse donte të bënte muzikë, i vetmuar nga realiteti! Asgjë më shumë!!! Gjithmonë kur më fliste për ty, ndizte cigare dhe mbushte sytë me lot…
Të lutem, mos ia thyej zemrën. Si yll në qiell ai ndrin dhe iu sheh e mbron nga lart. E di, John është e do jetë kudo mes nesh…
Me dashuri Paul McCartney!”
Pasi e lexoi në ngashërim e sipër, Cynthia vendosi të mos i shesë kujtimet e John Lennon. Ajo i publikoi për herë të parë në librin autobiografik “Me and John” më 2010. Pas vdekjes së saj, më 1 Prill 2015, djali Julian Lennon ia dorëzoi arkivin personal të familjes Muzeut Kombëtar Beatles në Londër.
Në instalacion, përfshihen foto familjare, disa prej letrave më pikante që John i shkruante dikur Cynthias shoqëruar nën tingujt e këngës “All you need is love”…
Historia e vrasjes
John Lennon, një nga themeluesit e grupit legjendar "The Beatles", u vra më 8 dhjetor 1980, në New York City, përpara apartamentit të tij në Dakota Building në Manhattan. Ai ishte 40 vjeç në momentin e vrasjes.
Lennon ishte kthyer nga një studio regjistrimi në atë mbrëmje dhe po hynte në ndërtesën e tij me gruan, Yoko Ono. Ndërsa po hynte në ndërtesë, ai u qëllua pas shpine nga një person, i cili më pas qëndroi në vendin e ngjarjes dhe lexoi një libër derisa erdhën autoritetet. Ky person ishte Mark David Chapman, një 25-vjeçar nga Teksasi.
Chapman, i cili kishte pasur një adhurim obsesiv për Lennonin dhe kishte pasur një periudhë me çrregullime mendore, kishte planifikuar vrasjen për një kohë të gjatë. Ai e kishte pritur Lennonin gjatë gjithë ditës dhe e kishte parë atë duke firmosur një album për një fans pak para se ta qëllonte. Chapman e kishte justifikuar veprimin e tij duke thënë se ai ishte i frymëzuar nga libri "The Catcher in the Rye" i autorit J.D. Salinger, dhe se ai mendonte se John Lennon ishte një figurë hipokrite.
Pas krimit, Chapman qëndroi në vendin e ngjarjes dhe lexoi librin derisa erdhi policia. Ai nuk bëri përpjekje për të ikur dhe u arrestua menjëherë pa bërë rezistencë.
Lennon u dërgua menjëherë në spital, por mjekët konstatuan se ai kishte marrë katër plumba që e kishin goditur në kraharor dhe njëri e kishte goditur në arterien kryesore. Ai vdiq nga humbja masive të gjakut.
Lajmi për vrasjen e John Lennon u shpërnda shpejt në mbarë botën dhe shkaktoi një reagim të madh trishtimi dhe shoku. Mijëra fansa e mbushën qendrën e qytetit për homazhe dhe për të nderuar muzikën dhe trashëgiminë e tij.
Lennon kishte një ndikim të jashtëzakonshëm dhe vrasja e tij mbetet një nga ngjarjet më tragjike në historinë e muzikës. Ai kishte pasur një karrierë të pasur pas Beatles, duke shkruar dhe performuar këngë të tilla si "Imagine", "Give Peace a Chance" dhe shumë të tjera që mbeten pjesë e trashëgimisë së tij muzikore.
Është publikuar një letër rrëqethëse, të cilën shokët e klasës ia kanë dedikuar Martinit pas vdekjes dh...
Mungesa e hekurit është një problem që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të jetë më i zakonsh...
Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, pas lajmeve rreth një vit më parë për krisje në marrëdhënien e bashkëshorten e ti...