Nesër çadrat me vete, moti sjell ‘surpriza’ me rebeshe shiu e dëborë
Ditën e nesërme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në lartësitë mbi 90...
Në kuadër të zbatimit për të tretin vit me radhë të fushatës së financuar nga BE “Peach Flavors Balkans,” do të zhvillohet një event i veçantë B2B gjatë të cilit do të ketë prezantim produkti dhe një shfaqje live me gatime të ndryshme nga shefi i kuzhines se Tirana Marriott Hotel, Abi Cani. Eventi do të zhvillohet ditën e enjte, më 7 nëntor 2024, në orën 17:30, në Sallën e Foyer Hall I, Kati i 3-të, “Tirana Marriott Hotel” (Sheshi Italia, Tiranë 1001) në qytetin e bukur të Tiranës.
Gjatë eventit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen nga nutricionistja me përvojë të gjatë, Znj. Viktoria Naco, mbi vlerat e jashtëzakonshme ushqyese të pjeshkëve të konservuara evropiane nga Greqia, ndërsa përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse do të prezantojnë detaje mbi mënyrën se si prodhohen ato. Paralelisht, pjesëmarrësit do të shijojnë pjata të krijuara enkas, që kanë për përbërës bazë pjeshkët e konservuara evropiane nga Greqia, dhe do të zbulojnë shijen e tyre të mrekullueshme, freskinë dhe aromën.
Pjeshkët e konservuara evropiane nga Greqia janë të famshme në të gjithë botën për shijen e tyre të këndshme dhe freskinë e jashtëzakonshme, pasi ato përpunohen dhe standardizohen sipas kritereve më të rrepta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, menjëherë pas vjeljes.
Fushata e financuar nga BE “Peach Flavors West Balkans” synon të promovojë pjeshkët e konservuara evropiane nga Greqia te konsumatorët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe konsumin e tyre.
Ditën e nesërme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në lartësitë mbi 90...
Është publikuar një letër rrëqethëse, të cilën shokët e klasës ia kanë dedikuar Martinit pas vdekjes dh...
Mungesa e hekurit është një problem që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të jetë më i zakonsh...