News / 7 Nëntor 2024, 17:11

Trupi i Liam Payne u dorëzohet prindërve pas tri javësh

Trupi i Liam Payne u dorëzohet prindërve pas tri javësh

Pas tri javësh nga vdekja e tij trupi i Liam Payne do të dërgohet në Mbretërinë e Bashkuar. Ylli i One Direction vdiq në një hotel në Buenos Aires, muajin e kaluar duke u vetëhedhur në një gjendje aspak të qetë mendore që ishte duke përjetuar prej disa vitesh.

Ai ishte duke qëndruar në hotelin CasaSur Palermo kur u rrëzua nga ballkoni i dhomës së tij të katit të tretë. Rezultatet paraprake të një autopsie treguan se ai pësoi trauma të shumta për shkak të incidentit tragjik të 16 tetorit. Trupi i tij ishte mbajtur në Argjentinë që atëherë, ndërsa autoritetet kryen teste të njëpasnjëshme. Babai i Payne, Geoff, udhëtoi për në kryeqytetin argjentinas pas vdekjes së djalit të tij.

Sipas BBC, prokurori publik Andrés Madrea tha se trupi i këngëtarit të ndjerë iu dha familjes së tij të mërkurën, më 6 tetor. Kjo do të thotë se tani mund të kthehet në Britani.

Horoskop