News / 7 Nëntor 2024, 17:35

Richard Gere gati për një jetë të re me partneren e tij, këtë herë larg SHBA-së

Richard Gere gati për një jetë të re me partneren e tij,

Aktori i njohur i Hollivudit Richard Gere duket se ka në plan t’i thotë lamtumirë SHBA-së. Ai shiti shtëpinë e tij në Konektikat për vlerën 10.75 milionë dollarë pasi shpalli dëshirën për t'u transferuar në Spanjë. Kjo e fundit është dhe vendlindja e gruas së tij Alejandra Silva.

"Ajo ishte shumë bujare duke më dhënë gjashtë vjet jetë në botën time, kështu që mendoj se është e drejtë që t’i jap asaj të paktën gjashtë vite të tjera jetë në botën time,” tha ai, pas një jetese 6 vjeçare në Amerikë.

Shtëpinë në Konektikat, Richard Gere fillimisht e bleu në vitin 2022 për 10.8 milionë dollarë, ku jetoi me gruan e tij Alejandra Silva dhe dy djemtë e tyre, Alexander dhe James. Ylli e kishte blerë rezidencën me gjashtë dhoma gjumi nga Paul Simon dhe Edie Brickell, të cilët e zotëronin atë për 17 vjet. Shtëpia, e ndërtuar në vitin 1938, ka 11 banjo, një vilë mysafirësh me tre dhoma gjumi, një pishinë dhe disa kopshte në të gjithë pronën prej 32 hektarësh.

Horoskop