News / 7 Nëntor 2024, 20:13

Si paraqitet gjendja shëndetësore e Mbretëreshës Camilla, reagon Pallati Mbretëror

Si paraqitet gjendja shëndetësore e Mbretëreshës Camilla,

Pak javë pas turneut 9-ditor në Australi dhe Samoa, shëndeti i mbretëreshës Camilla nuk është në gjendjen më të mirë. Sipas një njoftimi nga Buckingham Palace, Mbretëresha ka një infeksion respirator, të cilën e ka detyruar të tërhiqet nga detyrat e saj.

“Madhështia e saj Mbretëresha nuk po ndihet mirë pasi ka një infeksion në kraharor dhe mjekët i kanë rekomanduar një periudhë të shkurtër pushimi. Me keqardhje të madhe, Madhëria e saj është detyruar të tërhiqet nga detyrat e saj për këtë javë, por ajo shpreson shumë që të shërohet në kohë për të marrë pjesë normalisht në përkujtimet e kësaj fundjave. Ajo u kërkon falje të gjithë atyre që mund të jenë zhgënjyer.”, thuhet në deklaratën e pallatit.

 

Horoskop