Mirëqenie / 9 Nëntor 2024, 08:04

Niseshteja në ushqimet që konsumojmë çdo ditë dhe si ndikon në shëndet

Niseshteja në ushqimet që konsumojmë çdo ditë dhe si

Shumica e karbohidrateve komplekse që konsumojmë, për shembull drithërat, makaronat dhe patatet, futen në grupimin e niseshtes që përbëhet nga molekula të shumta sheqeri të lidhura me njëra tjetrën. Ky lloj karbohidrati ndahet në dy kategori: i tretshëm ose rezistent. Kategoria e dytë është ajo që i bën mirë organizmit.

Përse janë karbohidratet rezistente të mira për trupin?

Niseshteja rezistente funksionon njësoj si fibra e tretshme. Ajo ushqen bakteret në stomak dhe rrit prodhimin e acideve yndyrore në formën e zingjirit të shkurtër, të cilët luajnë një rol thelbësor në shëndetin e tretjes.

Ushqimet me përmbajtje të lartë të karbohidrateve rezistente

Tërshëra me 3.6/100 gramë e pasur edhe me fibër, antioksidantë, vitamina dhe minerale

Orizi kaf, elbi e drithëra të tjera që ofrojnë jo vetëm fibër por edhe fosfor dhe magnez.

Fasulet dhe legumet që ofrojnë 1-5 gramë niseshte rezistente për çdo 100 gramë bishtajore.

Patatet e gatuara, të cilat janë burim i pasur edhe i kaliumit dhe vitamminës C.

Bananja e papjekur, përmban jo vetëm niseshte rezistente por edhe vitaminat B6, C si dhe fibër.

Sasia e nevojshme e niseshtesë rezistente për organizmin

Deri më tani, ekspertët nuk kanë dalë me një rekomandim zyrtar për sasinë e nevojshme të këtij karbohidrati. Studimet e derimëtanishme thonë se niseshteja rezistente ofron përfitime për shëndetin nëse merret në sasitë 20-45 gramë në ditë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njerëzit konsumojnë sasi të pakëta të saj deri në 5 gramë në ditë, ndërsa në Evropë konsumojnë akoma më pak. Konsumi më i lartë i këtij ushqyesi vërehet në Kinë me 15 gramë në ditë dhe në Afrikën e Jugut me 38 gramë në ditë për person.

Horoskop