Me sa këmbehet monedha e huaj sot, 11.12.2024
Në këmbimin e sotëm valutor një euro këmbehet me 98.26 lekë. 1 dollar amerikan këmbehet me 93.27 lekë. Poundi britanik 1...
Bëhet fjalë për dembelizëm apo kemi të bëjmë me një problem në zhvillimin e fëmijës? Kjo është pyetja që prindërit i bëjnë vetes kur fëmija vonon të flasë.
Por përse nuk flet ende fëmija juaj?
Edhe pse fëmija në moshën 2 vjeçare nuk flet ende, ka mënyrën e vet së të komunikuarit, përdorin një strategji të caktuar për të shprehur nevojat e tyre. E folura e fëmijës është një aftësi që zhvillohet në mënyrë natyrale dhe me kalimin e kohës, ndërkohë prindërit duhet ta stimulojnë sa më shumë dhe në mënyrë natyrale, pra pa e forcuar.
Pas vitit të dytë të jetës jo të gjithë fëmijët flasin, dhe këtu fillon gabimi i prindërve. Ata nga ankthi fillojnë të bëjnë krahasime duke harruar se fëmijët janë etapa të ndryshme zhvillimi.
Disa fëmijë përqëndrojnë më mirë energjitë e tyre në proçesin e zhvillimit motorrik dhe më pas zhvillojnë gjuhën, dhe kjo është e njohur si maturimi i sistemit vestibular (organi i ekuilibrit) që ndodhet prapa veshit. Ky sistem maturohet pikërisht nga zhvillimi motorrik i fëmijës, i cili ka rëndësi edhe në zhvillimin gjuhësor.
Kur mund të shqetësohemi?
Sipas të dhënave të ekspertëve, dhe konkretisht mjekes Antonella Sagone, të publikuara në “Pampers”, nuk mund të flasim për një vonesë edhe në moshën 4 vjeçare nëse fëmija nuk artikulon qartë por paraqet një zhvillim të mirë të përgjithshëm dhe shpreh disa fjalë. Sipas ekspertëve fëmija mund të fillojë të komunikojë me ju jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe nëpërmjet gjesteve të cilat shpesh shoqërojne edhe “fjalët” që ai është duke thënë.
Fëmijët janë të ndryshëm
Disa fëmijë kuptojnë gjithçka por fillojnë të flasin pas vitit 2-3 të jetës, disa fëmijë të tjerë prodhojnë disa tinguj që nuk tregojnë asgjë, disa të tjerë flasin aq mirë me gjeste sa nuk kanë nevojë të përdorin fjalët, pra të në momentin që fëmija ka një zhvillim të mirë të përgjithshëm ju nuk duhet të shqetësoheni. Në momentin që vendosin të flasin këta fëmijë do të jenë ekspertë të vërtetë dhe madje do të thonë edhe fjalë tepër te veshtira.
Në këmbimin e sotëm valutor një euro këmbehet me 98.26 lekë. 1 dollar amerikan këmbehet me 93.27 lekë. Poundi britanik 1...
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mun...