Astroliving / 18 Nëntor 2024, 19:22

Plutoni te Ujori për 20 vitet e ardhshme! Meri Gjini tregon se si ndikon në jetët tona: Shenja që merr pushtet

Plutoni te Ujori për 20 vitet e ardhshme! Meri Gjini tregon se si ndikon

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Kjo javë është me hënën në humbje. Që dmth zhvillime të porjekteve që kemi nisur ose futemi në një ritëm dimëror me stabilitet. Saturni nxjerr detyrim kujdesin e gjuhës me fëmijët.

Plutoni kalon nesër zyrtarisht te ujorët. Ky kalim do sjelli transformimet dhe ndryshimet e veta. Zhurmat që do dëgjohen do jenë shumë të forta sa do na çorientojnë.

Dashi
Plutoni te Ujorët ka të bëjë me pjesën e ristrukturimit të mendimit në lidhje me jetën e tyre personale. Ruani çfarë keni të rëndësishme në shpirt. Është lëvizje shumë e ngadaltë, pasi plutoni kalon te ujorët nga nesër deri në 2043.

Demi
Demave do u jap pushtet. Do jenë në krye të shumë orgaznizime të ndryshme. Është një hyrje fuqizuese.

Binjakët
Do të ndryshojnë mënyrën, formën dhe mënyrën si i përqasen gjërave në drejtim të punës. Me tekonologjinë i keni raportet e mira kështuqë evoluoni në këtë drejtim.

Gaforrja
Në çështjeve të pronësive, trashëgimive dhe testamenteve. Mund të ketë konflikte, prandaj prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të zgjuar.

Luani
Plutoni është përballë. Është çështje dominacash. Do jetë më i fortë ai që fuqizon veten. Duhet të jenë të fortë.

Virgjëresha
Lidhet me stabilitet dhe fuqizim të karrierës. Lum si virgjëreshat që kanë tendencën për të bërë karrierë të fortë.

Peshorja
Një Pluton që për Peshoren do ndryshojë konceptin. Nesë zgjedh familjen do jetë familjar. Nëse zgjedh të jetë beqar të shijoj beqarinë. Nuk qëndron më një hap këtej një hap andej.

Akrepi
Plutoni është në familje të 4. E zotërojnë si planet. Kjo do shoqërohet me intuitë të fortë dhe dominancë. Raporti me prindërit do jetë dominues. Kanë tendencë të jenë të ashpër, kujdes me toncacionin.

Shigjetari
Shigjetarët që duan të bëjnë ndryshime rrënjësore duhet të menaxhojnë 3 vitet e ardhshme. Më pas lëvizja do jetë mbi baza të reja që nuk i njohim.

Bricjapi
Më në fund të lehtësuar nga Plutoni. Familja, fiziku, statusi dhe karriera do përshpejtojë më në fund do përjetojnë zhvillimin e tyre. Çdo lloj pengese që ka ardhur nga ky pluton do nis përmirësimin.

Ujori
E kanë Plutonin në familje të parë. Ka minimumin e interferencës së Plutonit. Ndryshoni në ngecjet në situata emocionale që nuk i jepni dot zgjidhje. Përsa i përket punës do ndiheni mirë.

Peshiqt
Deri në marsin e 2026 duhet një menaxhim i mirë. Plutoni nuk ka vendosje shumë të fortë. Vëmendje ndaj paraardhësve. E përditshmja do jetë e qetë dhe produktive.
/vizionplus.tv

Horoskop