“Qumështi në Shqipëri, më i shtrenjti në Europë”, eksperti shpjegon arsyet
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Çrregullimet që kanë të bëjnë me kolesterolin e lartë, lidhen drejtpërdrejt me mëlçinë, mjeshtren e ekuilibrimit, rregullimit, ruajtjes, organizimit etj.
Kur konsumojmë ushqime që përmbajnë kolesterol të mirë, mëlçia e heq mënjanë këtë element, duke e ditur se me gjasë do të përballet me ditë të vështira, gjatë të cilave ne konsumojmë ushqime me shumë yndyrë, që e ngarkojnë, e dobësojnë dhe shkatërrojnë funksionin e saj kryesor kimik të kolesterolit të mirë, prandaj rritet kolesteroli i keq në organizëm. Kur konsumojmë ushqime që përmbajnë kolesterol të keq, mëlçia fillimisht përpiqet ta neutralizojë atë, jo ta eliminojë plotësisht, sepse kolesteroli i keq në gjak nuk krijon probleme për aq kohë sa është në gjendje të lirë; kolesteroli i keq nuk është shkaktari i sëmundjeve të zemrës. Mëlçisë i intereson që kolesteroli i keq të jetë i dukshëm, si një paralajmërim për probleme apo një mesazh i shkruar në muret e një piramide të lashtë, mesazh që ndoshta një ditë ne nuk do ta keqinterpretojmë më, por do të jemi në gjendje të deshifrojmë kuptimin e vërtetë: “NDIHMË.” Është përgjegjësia e mëlçisë të menaxhojë tepricën e kolesterolit të keq.
Teksa ajo lë shumë nga ky kolesterol të qarkullojë i lirë në gjak, një pjesë e depoziton në “burgje” me shpresën se një ditë do të mund ta nxjerrë jashtë organizmit, duke e çliruar përmes gjakut, veshkave apo traktit intestinal. Si të gjithë, edhe mëlçia ka ëndrrat dhe aspiratat e veta. Ëndrra e saj është të na mbrojë. Ajo e di se kjo ëndërr mund të mos bëhet realitet, megjithatë nuk dorëzohet. Nëse mëlçia mbingarkohet nga një sulm i papritur toksinash, virusesh dhe / ose bakteresh, nuk është më në gjendje të çlirojë depozitat e vogla yndyrore të kolesterolit të keq që i ka depozituar brenda vetes për t’i nxjerrë në mënyrë më të sigurt jashtë organizmit. Kështu, ëndrra vdes. Në vend që të dalin nga organizmi, këto depozita kolesteroli i bashkëngjiten çdo depozite tjetër qelizash yndyrore brenda dhe përreth mëlçisë. Këto depozita krijohen nga dietat me shumë yndyrë, edhe nëse janë yndyra të mira apo të këqija. Nëse po thua: “Dietë me shumë yndyrë? Nuk është rasti im”, zëvendëso togfjalëshin “me shumë yndyra” me togun “me shumë proteina” dhe mund të të vijnë mendtë.
Pavarësisht se çfarë ju thotë instruktori i palestrës, pavarësisht se sa e shëndetshme është në dukje dieta që ndjek, një dietë me shumë proteina do të thotë yndyra të larta, çka dalëngadalë çon në një mëlçi në prag të dhjamosjes, më vonë në mëlçi të dhjamosur (mund të mos diagnostikohet) dhe në fund shfaqet kolesteroli i lartë.
Shkëputur nga libri "Shpëtimi i Mëlçisë", botimet Living!
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....