Mirëqenie / 22 Nëntor 2024, 08:32

Ndiheni të fryrë? Çfarë të hani dhe çfarë jo

Ndiheni të fryrë? Çfarë të hani dhe çfarë

E dëgjojmë shpesh termin tek vajzat dhe gratë kryesisht, ‘sa jam fryrë’, por sigurisht që ky proces në organizëm nuk ndodh pa arsye. Nuk ka një dietë ekzakte për këtë, por në mënyrë periodike ka disa ushqime që duhet t’i konsumojmë dhe disa të tjera që nuk duhet. 

Në fakt një nga arsyet është prania e ajrit në traktin tretës për shkak të stresit ose kapsllëkut. Ndërsa këmbët e fryra janë për shkak të një kohe të gjatë pa lëvizur, ose qëndrimit ulur. 

Por, cilat janë disa nga ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e ndjenjës së fryrjes.

Në tavolinë duhet të ketë një vend më të madh për ushqimet që stimulojnë punën e mëlçisë, një prej organeve përgjegjëse për pastrimin e organizmit. 

Perimet e hidhura, jo fort mirë të gatuara, angjinarja, çikorja janë idealet për t’u kombinuar me mish ose peshk. 

Ndërsa ushqimet që duhet të shmangni janë, alkooli, pijet e gazuara të cilat rrisin ajrin në traktin e zorrëve. Gjithashtu thoni jo ushqimeve me shumë kripë si djathi, ushqimet e konservuara apo salsiçet. Nga ana tjetër shmangni edhe ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri si ëmbëlsirat, sepse ato ngadalësojnë tretjen.

Horoskop