Mirëqenie / 26 Nëntor 2024, 21:35

Çrregullime menstruale në prag të dimrit? Ja pse cikli mund të përkeqësohet gjatë këtij sezoni

Çrregullime menstruale në prag të dimrit? Ja pse cikli mund

Për të gjitha gratë dhe vajzat gjatë këtij sezoni mund të ketë çrregullime të ciklit menstrual. Sipas Dr Preethi Daniel, drejtoreshë klinike në Londër, është një gjë që ndodh shpesh që gratë të ankohen se cikli po përkeqësohet në dimër.

Ndryshimi kryesor, shpjegon Dr. Daniel, është sa kohë zgjat gjakderdhja.  “Dimri mund të ketë një ndikim në gjatësinë e ciklit”, tha ajo. Doktoresha shtoi:

Një studim i botuar në vitin 2011 zbuloi një nivel më të rritur të hormoneve, frekuencë më të madhe të ovulacionit dhe cikle më të shkurtra me 0.9 ditë në verë krahasuar me dimrin. Kjo u shfaq edhe tek gratë që jetonin në klimat më të ngrohta krahasuar me ato që jetonin në temperatura të ftohta. Dhe në qoftë se jeni person i cili vuan nga dhimbjet gjatë peiodave, zgjatja e dhimbjeve nuk është ajo që ju dëshironi.
Dr. Danieli shpjegoi gjithashtu se gratë mund të ankohen për simptoma më të këqija para menstruacioneve gjatë muajve të ftohtë. Ajo vuri në dukje:

Gjatë dimrit na ndodh të kalojmë më shumë kohë brenda, të dalim më pak jashtë dhe të hamë më shumë. Kjo mund të ketë një efekt të keq në simptomat para menstruacioneve pasi është gjetur se gratë që janë më aktive kanë cikle shumë më të rregullta dhe më të menaxhueshme sesa ato që nuk kanë aktivitet fizik.
Në përgjithësi, edhe pse e bezdisshme, konsiderohet normale që të hasni këto ndryshime të lehta në periodat tuaja gjatë dimrit.

Horoskop