Nesër çadrat me vete, moti sjell ‘surpriza’ me rebeshe shiu e dëborë
Ditën e nesërme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në lartësitë mbi 90...
Grenland është gati të hapë dyert për të gjithë vizitorët që kërkojnë aventura. Kryeqyteti i Grenlandës është një qytet i vogël me plane të mëdha. Aeroporti Ndërkombëtar i Nuuk do të hapet zyrtarisht më 28 nëntor. Sesa turistë kanë rezervuar deri më tani ende nuk janë bërë të dukshme shifrat, por me rëndësi është që interesi shtohet nga dita në ditë.
Por çfarë do të bëni nëse vizitoni Grenlandën lind pyetja?!
Së pari përgatituni mirë, sidomos nëse vendi nga vini është i ngrohtë. Grenland është një sipërfaqe me një shtresë akulli që mbulon 80% të masës së saj tokësore. Ai ndodhet afërsisht 4 orë nga SHBA dhe 4 orë nga Evropa. Vizitorët aty mund të marrin kajakë me qira për të eksploruar bregdetin historik të kryeqytetit ose për të hyrë më thellë në Nuuk për të parë balenat dhe peshqit. Është përfolur për mungesë akomodimi, por mos u shqetësoni sepse projekte për hotele te rinj shumë shpejt do të bëhen realitet.
Një tjetër gjë për të cilën do bëni “wow” kur të mbërrini aty është natyra e paprekur që do ju kënaqë sytë sapo ta shihni. Do të përjetoni një paqe dhe qetësi që vendet e tjera vështirë se mund ta ofrojnë.
Të mos flasim për spektaklin e dritave të Veriut që do jenë vërtetë një eksperiencë e paharrueshme ndërsa do t’i shihni aq afër.
Ditën e nesërme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në lartësitë mbi 90...
Është publikuar një letër rrëqethëse, të cilën shokët e klasës ia kanë dedikuar Martinit pas vdekjes dh...
Mungesa e hekurit është një problem që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të jetë më i zakonsh...