News / 29 Nëntor 2024, 20:11

Keni flokë me yndyrë edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni

Keni flokë me yndyrë edhe pas larjes? Ky është gabimi

Larja mund të duket si një proces i thjeshtë, por në fund mund të bëjmë më shumë gabime sesa mendojmë. Dhe kjo kryesisht për shkak të neglizhencës e cila në fund na kushton pak a shumë, pasi në shumicën e rasteve flokët përfundojnë të yndyrshëm.

Laheni shumë shpesh

Larja e përditshme nuk është e nevojshme, por përkundrazi, mund të ketë efekte negative në flokët tuaj. Ka shumë të ngjarë t’ju shkaktojë lëkurë të yndyrshme ose të ndjeshme. Duhet të lini të paktën një ditë midis larjeve.

Përdorni ujë të nxehtë

Kjo është rreptësisht e ndaluar pasi dobëson të gjithë vajrat natyralë të flokëve. Përkundrazi, idealja nëse e duroni nuk është uji i vakët por i ftohtë. Ajo funksionon në mënyrë të dobishme për flokët tuaj.

Zgjedhini produkte që nuk i përshtaten llojit të flokëve

Së pari ju duhet të kufizoni shumë produkte stilimi nëse nuk keni nevojë për to. Atëherë nëse vëreni yndyrë ose kruajtje intensive, ndoshta duhet të ndryshoni shampon? Nuk është rastësi që ka produkte të tjera për lëkurën e thatë dhe të tjera për flokë të yndyrshëm apo të lyer. Zgjidhni atë që ju përshtatet.

Horoskop