News / 30 Nëntor 2024, 10:03

Brenda “Notre Dame” në Paris, pas restaurimit 700 milionë dollarësh

Brenda “Notre Dame” në Paris, pas restaurimit 700 milionë

Katedralja Notre Dame po përgatitet të rihapë dyert e saj për publikun për herë të parë, pas një zjarri shkatërrues në 2019 dhe një restaurimi mbresëlënës prej 700 milionë dollarësh .

Vlerësohet se rreth 2000 zejtarë, artistë , inxhinierë dhe teoricienë arti kanë punuar në këtë projekt gjigant, duke arritur që pas pesë vitesh t’i dorëzojnë monumentin historik qytetit të dritës dhe vizitorëve të tij .

Vizita e parë zyrtare do të bëhet më 7 dhjetor, ndërsa operacionet do të nisin në vitin 2025 . Megjithatë, Emmanuel Macron pati nderin të vizitonte brendësinë e tij, me kamerat që e ndiqnin, duke na dhënë një pamje të parë të versionit të restauruar të tempullit.

“Unë jam thellësisht mirënjohës , Franca është thellësisht mirënjohëse. Ju e sollët Notre Dame ”, tha ai, duke iu drejtuar atyre që punuan në projektin , të cilin ai e përshkroi si “ madhështor ”.

Horoskop