News / 30 Nëntor 2024, 12:43

60-a është vetëm një numër, Monica Bellucci shkëlqen me pamjen elegante në Marrakech

60-a është vetëm një numër, Monica Bellucci

Monica Bellucci dhe partneri i saj, regjisori i famshëm Tim Burton, tërhoqën vëmendjen në edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, të mbajtur në Marok.

Aktorja italiane, 60 vjeç, mahniti me elegancën e saj, duke veshur një fustan të zi me pelerinë që theksonte format e saj të hijshme, shkruan DailyMail.

Ky kombinim përfshinte detaje të mbledhura në pjesën e bustit dhe një pelerinë prej kadifeje, e cila kishte një shirit ngjyrë kremi dhe të çara anësore.

60-a është vetëm një numër, Monica Bellucci

Për ta plotësuar pamjen, Monica veshi sandale të zeza dhe mbante një çantë të vogël të zezë me zbukurime prej diamanti.

Në krah të saj, Tim Burton, 66 vjeç, dukej elegant në një kostum, i cili përfshinte një xhaketë të zezë me një kopse, një këmishë me pika bardh e zi dhe pantallona të qepura me kujdes.

Ai kompletoi pamjen me këpucë elegante të zeza, ndërsa pozonin me vetëbesim në tapetin e kuq.

I nisur në shtator të vitit 2001, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Marrakech ka mirëpritur disa nga emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore, duke konfirmuar Marokun si një destinacion kryesor për produksionet ndërkombëtare.

60-a është vetëm një numër, Monica Bellucci

Pjesëmarrja e Monica Belluccit në Marrakech erdhi pas një tjetër paraqitjeje mahnitëse në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian, Spanjë.

60-a është vetëm një numër, Monica Bellucci

Monica Bellucci dhe Tim Burton, të cilët kanë qenë në një lidhje që nga tetori i vitit 2023, shkëlqejnë në çdo dalje publike. Dyshja u takuan gjatë xhirimeve të ‘Beetlejuice’, projekti i tyre i parë së bashku, duke forcuar lidhjen e tyre personale dhe profesionale. Me karriera të suksesshme dhe një harmoni të veçantë, Monica dhe Tim vazhdojnë të jenë një çift i dashur dhe frymëzues në industrinë e argëtimit.

60-a është vetëm një numër, Monica Bellucci

Horoskop