Nesër çadrat me vete, moti sjell ‘surpriza’ me rebeshe shiu e dëborë
Ditën e nesërme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në lartësitë mbi 90...
Për shkak të reshjeve të dëborës, Policia Rrugore ka dalë me një apel për drejtuesit e mjeteve, duke u kërkuar të tregojnë kujdes në Rrugën e Kombit, Bulqizë dhe disa akse në veri të vendit.
Ajo kërkon nga drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Njoftimi:
Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore , të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Firma koncesionare dhe ato kontraktore janë në terren në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera ku ka reshje dëbore dhe po vijojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora, për shpërndarjen e kripës.
Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.
Ditën e nesërme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në lartësitë mbi 90...
Është publikuar një letër rrëqethëse, të cilën shokët e klasës ia kanë dedikuar Martinit pas vdekjes dh...
Mungesa e hekurit është një problem që prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të jetë më i zakonsh...