Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Autoriteti i Mediave Audiovizive i bëri apel sot prindërve dhe adoleshentëve të kenë kujdes ndaj një sfide të publikuar në TikTok.
Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se si pasojë e kësaj loje të rrezikshme brenda një dite mbi 20 adoleshentë në Rumani përfunduan në spital me fraktura të rënda.
Çfarë është Sfida e Supermenit?
Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t'u kapur, ose jo, nga miqtë.
Më tej Krasniqi thekson që prindërit të kenë kujdes me fëmijët që të mos bien pre e sfidave të tilla.
"Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to", shkruan Armela Krasniqi.
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...