Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Ditën e djeshme, Artan Dulaku, CEO i Concord Investment, mori pjesë në një forum të organizuar nga Universiteti Polis, ku ndau përvojat dhe strategjitë që e kanë udhëhequr drejt suksesit në sipërmarrje. Në këtë aktivitet, ai diskutoi mbi sfidat dhe mundësitë në industrinë shqiptare, duke shërbyer si shembull frymëzimi për studentët që duan të zgjedhin rrugën e sipërmarrjes dhe investimeve në tregun shqiptar.
“Ne kemi mbi 2500 punonjës dhe realizojmë një xhiro vjetore prej 250 milionë eurosh,” tha Dulaku. “Duke filluar në vitin 1990, kemi arritur të ndërtojmë një grup biznesi të fuqishëm që përfshin prodhimin e 500-600 mijë m³ inertesh betoni dhe ndërtimin e mbi 1 milion m² vitin e kaluar”, shtoi Ceo I Concord Investment para auditorit të të rinjve.
Ky mesazh i u prit me entuziazëm nga studentët e Arkitekturës dhe Menaxhimit të Biznesit, të cilët e shihnin si një model për suksesin e tyre të ardhshëm, duke përvetësuar edhe disa sekrete biznesi të një lideri të suksesshëm.
Artan Dulaku: Nga Fillimet Modeste tek Suksesi i Madh
Gjatë forumit, Artan Dulaku ndau edhe momentet e para të rrugëtimit të tij në botën e sipërmarrjes. Duke parë veten në entuziazmin e të rinjve, Dulaku tregoi se rrugëtimi i tij nisi në vitet ’90, vite në të cilat të bërit biznes në Shqipëri nuk ishin edhe aq të lehta.
“Filluam në vitet ‘90 duke plotësuar nevojat e tregut vendas me importe të domosdoshme. Suksesi nuk vjen nga sekretet, por nga puna e vazhdueshme dhe përshtatja me kërkesat e tregut,” u shpreh Artan Dulaku.
Në vetëm tre vite, kompania e tij arriti xhiron e 1 milionë eurove, duke shërbyer si shembull i zhvillimit ekonomik gradual.
Artan Dulaku, Lideri që Ndërtoi Concord Investment
Në fokus të forumit ishte vizioni dhe përkushtimi i Artan Dulakut, i cili me transformimin që ka bërë përmes Concord Investment e ka shndërruar në një nga grupet më të fuqishme në Shqipëri. Historia e tij mbetet frymëzim për të gjithë ata që ëndërrojnë të arrijnë majat e suksesit në botën e biznesit.
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...