Boronicat, fruti i fuqishëm që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
Një nga ngjyrat që ka "shpërthyer" vërtet këtë vit është e kuqja. Në nuancën më të ndezur, si e kuqe zjarr ose dhe e kuqe më e errët, këtë ngjyrë të ndritshme dhe guximtare mund ta gjesh kudo në vitin 2024, nga çantat tek fustanet dhe këpucët. Mënyra më e thjeshtë për të ndjekur këtë tendencë? Një pulovër e kuqe. Sidomos tani që i ftohti po fillon të bëhet më i ndjeshëm.
Në material lesh ose kashmir, me dekolte në formë V, rrethore, ose më e strukturuar dhe e mbështjellë, ose me golf. E rëndësishme është të kesh një pulovër të kuqe që mund ta veshësh disa herë deri në pranverën e vitit 2025, për të shtuar një "detaj" të nxehtë e të kuq në pamjen tënde, shkruan Living.al. Krishtlindjet që po afrojnë janë një justifikim i shkëlqyer për të bërë blerjen: pa harruar se, edhe për ato që dyshojnë, mund të kthehet në një shpëtim të pamjes për Festat. Si ta kombinojmë tani?
Me t-shirt të bardhë
Një nga mënyrat më të thjeshta për të veshur me stil një pulovër të kuqe me dekolte rrethore çdo ditë është të veshësh një t-shirt të bardhë nën të. Dy jaka mbi njëra tjetrën në këtë gnjyre janë ideal për këtë kombinim, duke marrë parasysh dy ngjyrat kontrastante dhe materiali i ndryshëm e artikujve. Çelësi është që të lësh të duket jaka e t-shirt-it poshtë pulovërës.
Efekti "Babagjyshi" shmanget nga pjesa tjetër e pamjes: mjafton një xhaketë elegante në nuanca gri dhe pantallona të zeza klasike. Në këmbë, ballerina të dukshme.
Si shall
Vendosja e pulovrës si shall është triku i stilit për vjeshtë-dimrin 2024/2025. Një kombinim, pa dyshim, që mund të eksperimentoni shpesh: një model i thjeshtë, i kuq, mund të veshë si një shallë të lidhur në qafë . E kështu, mund të ndriçosh pamjen dimërore nëse veshja është tërësisht e zezë.
Oversize, version mini fustan
Një pulovër e kuqe oversize, me prerje të gjerë në dhjetor 2024, kthehet në një fustan të ngushtë dhe origjinal mini. Për ta përfunduar veshjen, mjaftojnë një palë çizme të gjata të zeza deri në gju.
Në xhinse të drejta
Pulovra e kuqe dhe xhinset, një outfit i thjeshtë dhe efektiv për të eksperimentuar çdo ditë gjatë dimrit 2024. Në këtë rast, një model i punuar thekson sofistikimin e kompletit. E njëjta gjë vlen edhe për një pallto të gjatë blu dhe një çantë për kontrast në ngjyrë kaki.
Me veshje lëkure
Rrobat prej leshi gjithmonë kombinohen mirë me artikuj dhe aksesorë lëkure. Dhe pulovra e kuqe totale është perfekte për të balancuar pamjen: një prekje që e ngjyros pamjen dimërore.
Një xhaketë lëkure e theksojnë pulovrën e kuqe dhe e bëjnë atë protagoniste.
Vetëm një kujdes: guxoni me pjesët e tjera të kombinimeve, duke e trajtuar pulovrën si një bluzë dhe duke u fokusuar tek feminiteti./Living
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
Dikur një takim i parë idealisht përfshinte një darkë, mundësisht në një vend romantik, por jo tepër, të ndj...
Kompania mëmë e një sërë rrjetesh sociale, “Meta”, do të pushojë nga puna mijëra punonjës që p&e...