Modë / 19 Dhjetor 2024, 14:14

Ema Koja Savahl, kryefjala e modës dhe patriotizmit në Miami Art Week

Ema Koja Savahl, kryefjala e modës dhe patriotizmit në Miami Art Week

Ema Koja Savahl një emër shumë i njohur në atelietë më luksozë të botës, rikthehet me një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj.

Ema Koja Savahl, kryefjala e modës dhe patriotizmit në Miami Art Week

Java e Artit në Miami është një tjetër dëshmi e punës së saj të pa krahasueshme, fokusi i së cilës nuk ishte vetëm të bënte zhurmë me stilimet, por mbi të gjitha të bënte bashkë të gjithë shqiptarët përmes artit. Atë që tashmë koha e ka treguar se kur shqiptarët bëhen bashkë, puna realizohet në mënyrë magjike.

Ema Koja Savahl, kryefjala e modës dhe patriotizmit në Miami Art Week

Ema Savahl Couture shkëlqeu me dy shfaqjet e saj në eventin e përvitshëm dhe më të madh të artit në botë. E para më 5 dhjetor në Miami Swim Week në hotelin "Dua" po ashtu shqiptar dhe e dyta më 8 dhjetor në Influencers Global Awards në Hotel Eden Roc në Miami.

Ema Koja Savahl, kryefjala e modës dhe patriotizmit në Miami Art Week

“Shërimi i Natyrës” ishte realizimi i parë, pasarelën e së cilës e hapi supermodeli Elton Ilirjani, një emër i bujshëm gjatë javëve të modës këtë vit. Arti i Ema Savahl Couture mbi të ishte shkrirja e elementeve të natyrës mbi lëkurë, me detaje perfekte e nuanca nga botanika.

Ema Koja Savahl, kryefjala e modës dhe patriotizmit në Miami Art Week

Shfaqja e gjatë dhe e mbushur plotë perfeksion u mbyll nga moderatorja e famshme shqiptare Luana Vjollca. Ndërkohë kujtojmë se vitin e kaluar ishte modelja Trejesi Sejdini ajo që bëri startin e Savahl, ç’ka na lë të kuptojmë se prezenca e shqiptarëve për stilisten e njohur është primare.

Ema Koja Savahl, kryefjala e modës dhe patriotizmit në Miami Art Week

Shfaqja e dytë u zhvillua më 8 dhjetor në Influencer Global Award dhe pati një impakt të jashtëzakonshëm tek të pranishmit, por jo vetëm. Edhe në këtë ekzibiocion ranë në sy krijimet e gjalla dhe plotë kolore që i dhanë shkëlqimin maksimal pasarelës. Luana Vjollca mori çmimin e rëndësishëm si moderatorja dhe producentja më e mirë televizive e ndërsa vetë stilisja bëri mbylljen e këtij realizimi madhështor.

Ema Koja Savahl, kryefjala e modës dhe patriotizmit në Miami Art Week

“Kam bërë një punë të jashtëzakonshme dhe plotë sforco për të bërë të gjithë shqiptarët bashkë”, është shprehur Ema Koja Savahl për Living, ku ka theksuar se ky është edhe synimi i punës së saj në vazhdim.

Ema Koja Savahl, kryefjala e modës dhe patriotizmit në Miami Art Week

Gjithashtu aty ishin të pranishëm edhe emra të tjerë të artit dhe modës, si fotografi i njohur Fadil Berisha së bashku me videografin Veton Berisha, të cilët e sollën eventin pranë publikut në nivelet e të pa imagjinueshmes, ashtu siç dhe ishte në të vërtetë.

Ema Koja Savahl, kryefjala e modës dhe patriotizmit në Miami Art Week

Emina Cunmulaj gjithashtu ishte një suport i rëndësishëm, pasi gjithmonë ka shprehur edhe mbështetje të fortë ndaj të gjitha vajzave dhe grave në Shqipëri.

Ema Koja Savahl, kryefjala e modës dhe patriotizmit në Miami Art Week

“Vlen të theksohet se i gjithë rreshti i parë VIP ishte i mbushur me shqiptar duke e kthyer eventin në një moment patriotizmi e dashurie që na ngrohu zemrat ne që jetojmë larg” e mbylli fjalën e saj Savahl.