
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për tavë me diametër 28 cm: Si njësi matëse përdorim një gotë qelqi që merr 300 ml ujë, 1 gotë gjalpë në temperaturë ambienti (nxirreni gjalpin nga frigoriferi 3-4 orë më parë), 2 gota sheqer, 1 gotë arra të qëruara dhe të grira në thërrime jo shumë të vogla, 1 gotë me rrush të thatë (vëreni rrushin në tas me ujë të valuar për 10 minuta, më pas shtrydheni dhe thaheni me letër thithëse për kuzhinë), 1 gotë kos i bardhë i trashë, 5 kokrra vezë, 2 bustinë vanilje, 500 g miell me sodë që fryhet vetë, në rast të kundërt shtoni një bustinë sodë 16 g për ëmbëlsira një majë thikë kripë.
Përgatitja: Ndezim furrën në temperaturën 180°C. Në robot, ose me rrahësen elektrike të vezëve, rrahim gjalpin derisa të bëhet si krem, shtojmë vezët një nga një, sheqerin, kosin, kripën, miellin dhe sodën me sitë, si dhe vaniljen pa ndërprerë përzierjen e tyre. Në fund shtojmë arrat, rrushin e thatë të cilin e kemi përzier me pak miell që të mos bjerë në fund të brumit gjatë pjekjes dhe më pas i përziejmë me spatul ose lugë druri. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell. Një monedhë të vogël, e lajmë shumë mirë, e mbështjellim me letër alumini dhe e vëmë në brumë anash, duke e shtyrë me gisht. E pjekim për 45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur ëmbëlsira të jetë ftohur plotësisht, e mbulojmë me një shtresë të trashë sheqer pluhur dhe në një shkop për shishqebap ose atë që mund të keni në shtëpi, shkruajmë “Viti i Ri” ose mund të përzieni disa lugë sheqer pluhur me lëng limoni ose ujë dhe hidhjani kekut kur ai të jetë ftohur.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...