Astroliving / 22 Dhjetor 2024, 18:11

Kjo javë do të jetë magjike për disa, horoskopi javor nga Paolo Fox për datat 23-29 dhjetor

Kjo javë do të jetë magjike për disa, horoskopi javor nga

Dashi

Kjo është koha ideale për t'iu përkushtuar gjërave që keni lënë mënjanë. Do të keni mundësi të kryeni disa detyrime të prapambetura, si në planin personal, ashtu edhe në atë familjar dhe do të merrni një dhuratë të papritur që do t'ju befasojë për mirë. Shoqëria e njerëzve të dashur do të jetë një burim gëzimi dhe rehatie dhe lidhja familjare do të jetë veçanërisht e fortë dhe qetësuese. Megjithatë, gjatë vigjiljes së festave do të jetë e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje bisedës. Përballja me temat delikate mund të krijojë tensione që janë të vështira për t'u menaxhuar. Do të ketë shumë punë për të bërë në shtëpi, mes organizimit të hapësirave dhe pritjes së mysafirëve, por me pak përpjekje do të arrini të bëni gjithçka perfekte. Për beqarët kjo periudhë mund të sjellë takime stimuluese dhe intriguese, edhe pse lidhjet e reja mund të mos jenë të destinuara të zgjasin shumë. Nga ana tjetër, çiftet e reja do të përjetojnë momente emocionesh të forta dhe do të bëjnë plane për të ardhmen. Mos harroni të kujdeseni për veten, duke bërë kujdes edhe në tryezë, veçanërisht me ëmbëlsirat. Dashi është pozicionuar në vendin e shtatë.

Demi

Pas javësh të lodhshme, në të cilat puna dhe problemet ekonomike ju kanë vënë në provë, horoskopi thotë se më në fund do të hyni në një periudhë më të qetë. Do të keni mundësi t’i përkushtoheni vetes dhe të kaloni kohë cilësore me njerëzit që doni. Shqetësimet do t’i lini mënjanë dhe do të ndiheni më të lehtësuar. Në ditët e para të javës do të keni takime të rëndësishme me miq të vjetër, të afërm të largët apo edhe të zbuloni një admirues të fshehtë. Do të rrethoheni nga njerëz që ju dhurojnë dashuri. Edhe nëse nuk jeni adhurues i festave, këtë vit gjithçka do ta përjetoni në mënyrë të veçantë, me një atmosferë që do t'ju bëjë të ndiheni sërish fëmijë. Gjatë fundjavës, disa prej jush mund të vendosin të largohen, ndoshta për të kaluar pushimet në një vend që gjithmonë keni dashur ta vizitoni. Lëreni veten të lirë dhe shijojeni sa më shumë çdo moment. Demi mban vendin e nëntë.

Binjakët

Ju pret një javë plot angazhime dhe situata që do të kërkojnë vëmendjen tuaj të plotë. Mes punëve të shtëpisë, angazhimeve familjare dhe daljeve shoqërore, mund të ndiheni të dërrmuar dhe do ta keni të vështirë të gjeni një moment paqeje. Nëse keni mysafirë, do të ndiheni sikur duhet të kujdeseni për gjithçka pa asnjë ndihmë, dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të zhgënjyer. Beqarët, megjithatë, do ta kenë më të lehtë. Do të kenë takime premtuese dhe mundësi për t'u argëtuar. Tregoni kujdes me buxhetin, duke shmangur shpenzimet e panevojshme që mund t'ju rëndojnë më vonë. Nostalgjia mund t'ju bëjë të mendoni për Krishtlindjet e fëmijërisë suaj, kur gjithçka dukej më e thjeshtë. Për ata që e duan gatimin, këtë javë do të kenë mundësi të eksperimentojnë me receta të reja dhe të marrin komplimente nga darkuesit. Lërini mënjanë shqetësimet e punës dhe përkushtojuni pushimit. Fillimi i vitit të ri me energji do të jetë thelbësor. Binjakët mbajnë vendin e pestë.

 

 

 

Gaforrja

Ditët në vijim do të jenë intensive. Mes punës, përgatitjeve dhe angazhimeve familjare, do të keni pak kohë për të ndaluar, por çdo përpjekje do të shpërblehet nga gëzimi i ndarjes së pushimeve me njerëzit e dashur. Dikush mund të mirëpresë mysafirë të rëndësishëm, ndërsa të tjerët do të takohen me miq të vjetër ose anëtarë të largët të familjes. Gjatë darkës së Krishtlindjes, përgatituni për pyetje që mund t'ju vënë në vështirësi, do të jetë e rëndësishme të mbani një qëndrim diplomatik për të shmangur tensionet. Për beqarët më të rinj në moshë, kjo periudhë do të sjellë mundësi interesante për njohje të reja, ndërsa çiftet e vjetra do të kenë një marrëdhënie të shkëlqyer. Përfitoni nga këto ditë për të forcuar lidhjet emocionale dhe për të shijuar gëzimet e vogla të përditshme. Gaforrja mban vendin e tretë.

Luani

Edhe pse njiheni për karakterin tuaj të fortë dhe të vendosur, do të jetë e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje mënyrës se si ndërveproni me të tjerët këtë javë. Përgjigjet shumë të drejtpërdrejta ose të papritura mund të krijojnë tension, veçanërisht në familje, ku do të ketë keqkuptime të vogla. Megjithatë, dëshira juaj për të eksploruar dhe ëndërruar do t'ju shtyjë të reflektoni për planet e shkëlqyera të së ardhmes. Në planin sentimental do të përjetoni mbrëmje plot pasion, ndërsa çiftet me fëmijë do të kenë mundësi t'i kushtojnë më shumë kohë atyre, duke forcuar lidhjet familjare. Shfrytëzojini këto ditë për t'u çlodhur dhe për të planifikuar me qetësi se çfarë do të bëni. Luani është pozicionuar në vendin e tetë.

Virgjëresha

Pas javësh të ngarkuara, më në fund do të arrini të ngadalësoni ritmin, edhe nëse ditët do të jenë ende plot me angazhime. Mes daljeve të paplanifikuara, dhuratave që duhen blerë dhe takimeve të papritura, do të ndiheni sikur nuk keni asnjë moment për veten tuaj. Gjatë pushimeve do të përjetoni emocione të përziera. Disa surpriza do të jenë të mirëseardhura, të tjera mund t'ju lënë të hutuar, por përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos e humbni durimin. Virgjëresha renditet në vendin e gjashtë.

Peshorja

Edhe pse në përgjithësi kjo periudhë i dedikohet pushimit, do të jetë plot ngjarje për ju. Do ta gjeni veten duke menaxhuar punën, çështjet familjare dhe ngjarjet e papritura të minutës së fundit në të njëjtën kohë. Pavarësisht lodhjes, do të arrini të ruani një ekuilibër dhe të përfundoni gjithçka me sukses. Mund t'ju duhet të bëni turne shtesë ose të përfitoni nga këto ditë për të përfunduar një projekt të rëndësishëm, por mos lejoni që stresi t'ju vërë përfund. Gjatë javës mund të bëni shpenzime të konsiderueshme për dhuratat, shtëpinë dhe ndoshta për t’i plotësuar vetes disa teka. Shpirti juaj diplomatik do t'ju ndihmojë të qëndroni të qetë edhe përballë mosmarrëveshjeve të vogla, veçanërisht në vigjilje të festave, kur dikush mund t'ju shqetësojë. Në nivelin sentimental, do të ndiheni më të pasionuar dhe të etur për të forcuar lidhjen me partnerin. Ata që janë në çift mund të fillojnë të mendojnë për projekte të rëndësishme si dasma ose zgjerimi i familjes. Shijoni vëmendjen dhe dhuratat që do të merrni, ato do të jenë gjeste të vogla, por të çmuara dashurie. Peshorja mban vendin e dhjetë.

Akrepi

Kjo do të jetë java ideale për t'u shkëputur nga rutina dhe për t'i dhënë vetes një pushim të merituar. Pavarësisht dëshirës për qetësi, ditët do të jenë plot ngjarje dhe plot takime, telefonata dhe mesazhe. Do të takoheni me miqtë e vjetër dhe do të rindizen lidhjet që ishin ftohur paksa. Atmosfera do të jetë e këndshme, por mund të ndieni nevojën për t'u kthyer shpejt në normalitet, veçanërisht nëse shumë stimuj ju bëjnë të dëshironi të qëndroni pak vetëm. Në një nivel personal, do të ndjeni një shtytje të fortë për të reflektuar mbi atë që dëshironi vërtet për të ardhmen. Kjo periudhë do të jetë e duhura për t’u marrë me realizimin e projekteve të reja. Kujdes me shpenzimet, të cilat mund të rriten më shumë se sa pritej dhe përpiquni të mos përfshiheni në debate familjare. Qetësia do të jetë aleati juaj më i mirë. Akrepi do të renditet në vendin e dymbëdhjetë.

Shigjetari

Kjo premton të jetë një javë magjike plot surpriza për ju. Mbrëmja e Krishtlindjes do të jetë një rast i veçantë për t'u argëtuar dhe për t'u ndier të çlirët, ndoshta për të marrë deklarata dashurie që do t'ju ngrohin zemrën. Kjo periudhë është veçanërisht e favorshme për ata që duan të fillojnë projekte të reja ose të zgjerojnë familjen e tyre. Nuk do të mungojnë dhuratat nën pemë, por dhurata më e madhe do të jetë qetësia e sapogjetur. Ata që së fundmi kanë përjetuar një humbje do të gjejnë ngushëllim në shoqërinë e njerëzve të dashur, duke rizbuluar vlerën e kohës së kaluar së bashku. Çiftet do ta forcojnë lidhjen e tyre përmes momenteve të pasionit dhe bashkëpunimit të madh, ndërsa më të rinjtë do të kenë mundësi të çlodhen, të shikojnë filma dhe të shijojnë gatimet e mira. Shigjetari mban vendin e dytë.

Bricjapi

Kjo do të jetë një periudhë reflektimi për ju. Do ta gjeni veten duke menduar për gabimet që keni bërë, njerëzit që nuk janë më pjesë e jetës suaj dhe ëndrrat që keni lënë mënjanë. Do të jetë mundësia e duhur për të vendosur rregull në jetën tuaj dhe për të mbyllur gjithçka që ju pengon të ecni përpara. Kupidi do t’ju hedhë shigjetat e dashurisë gjatë pushimeve, duke ju dhënë emocione të papritura. Megjithatë, në familjen tuaj, mund t'ju duhet të përballeni me diskutime për tema të ndjeshme, veçanërisht gjatë natës së Krishtlindjes. Do të jetë thelbësore të qëndroni të qetë dhe të mos lejoni të përfshiheni në polemika boshe. Kjo periudhë do t'ju ofrojë gjithashtu mundësinë për të rizbuluar një ëndërr të vjetër dhe për të filluar punën për ta realizuar atë. Bricjapi mban vendin e njëmbëdhjetë.

 

 

 

 

 

 

Ujori

Edhe gjatë pushimeve do ta keni të vështirë të shkëputeni plotësisht nga puna dhe angazhimet e përditshme. Do të jeni shumë të kërkuar, si nga familja, ashtu edhe nga miqtë dhe shpesh do ta gjeni veten duke plotësuar nevojat e të gjithëve. Mendimet e shumta që bluani në mendje do t’jua bëjnë të vështirë të relaksoheni, por do të jetë e rëndësishme të bëni një përpjekje për t'i shijuar këto ditë. Në kuzhinë do të mund të shpalosni kreativitetin dhe do t'i mahnitni të gjithë me pjata origjinale dhe të shijshme, duke e bërë darkën e Krishtlindjes një sukses të vërtetë. Edhe nëse dikush i kalon pushimet larg shtëpisë, nuk do të mungojnë emocionet. Mbrëmjet do të jenë një kohë e përkryer për t'u çlodhur duke parë një film të mirë, të rrethuar nga atmosfera e ngrohtë dhe mikpritëse e festave. Megjithatë, bëni kujdes me shpenzimet, pasi rrezikoni ta ekzagjeroni me blerjet. Ujori mban vendin e katërt.

Peshqit

Ju presin surpriza të bukura dhe emocione të forta. Do të jeni ju që do ta vendosni si do t’i kaloni këto ditë, por kujdes me teprimet, sidomos në tavolinë. Do të takoheni me familjarët dhe miqtë e vjetër, që nuk i keni parë prej për një kohe të gjatë dhe dikush mund t'ju bëjë pyetje në lidhje me jetën tuaj personale që do t'ju vënë në siklet. Mos u mërzitni, njerëzit thjesht interesohen të dinë për ju. Do të ketë shumë detyra për të bërë nëpër shtëpi dhe mund të ndiheni të zhgënjyer nëse askush nuk ju ofron ndihmë. Megjithatë, me pak organizim do të arrini të menaxhoni gjithçka. Kjo është një kohë e mirë për t'iu përkushtuar familjes, duke u përpjekur të merrni pjesë aktive në aktivitete të përbashkëta. Mos harroni të kujdeseni për mirëqenien tuaj fizike, duke qenë se ditët e fundit ndjeni lodhje. Peshqit mbajnë vendin e parë.