
Keni vendosur të hiqni syzet optike? Ç'duhet të dini për metodën e ndërrimit të kristalinit
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...
Kjo recetë u përgatit nga Kuzhina Zana
Përbërësit: 160 g miell, 100 g gjalpë, 125 ml qumësht, 125 ml ujë, 4 vezë të vogla, 5 g sheqer dhe 5 g kripë.
Për mbushjen: 200 g krem pastiçerie pluhur i gatshëm dhe 500 ml qumësht.
Për dekor: 150 g çokollatë të shkrirë.
Pergatitja: Merrni një tenxhere dhe vendosni gjalpin, ujin, qumështin, sheqerin dhe kripën. Ngrohini në zjarr mesatar derisa të vlojnë. Pasi te vlojë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni të gjithë miellin në tenxhere. Përziejini fort me një lugë druri derisa të gjithë përbërësit të bashkohen mirë. Pas disa minutash, brumi bashkohet dhe shkëputet lehtësisht nga tenxherja. Hidhni vezët një nga një. Është e rëndësishme që pas çdo veze brumi të përzihet mirë e mirë. Vendosni në tavë letër furre dhe formoni profiterolat me një qese kuzhine.
Ngrohni paraprakisht furrën me 180 gradë dhe piqini në këtë temperaturë për 25 minuta, derisa të dalin ngjyrë e bronztë. Gjatë kohës që brumi piqet, përgatisni mbushjen, duke përzier qumështin me pluhurin e pastiçerisë derisa të krijoni një masë të njëtrajtshme. Pasi të ftohen, mbushini mini pastat shu me krem pastiçerie dhe zbukurojini me çokollatë të shkrirë.
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...
Ndryshime të reja vijnë nga Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj. Këngëtarja festoi ditëlindjen dhe çifti ishin së bashku n...
Pas largimit të papritur nga OpenAI vjeshtën e kaluar, shqiptarja-amerikane Mira Murati ka hapur kompaninë e saj. E quajtur Thinking Machines ...