
Keni vendosur të hiqni syzet optike? Ç'duhet të dini për metodën e ndërrimit të kristalinit
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...
Nga Papare_thebeautyofsmallthings
Kur bëhet fjalë për frutat e thata të gjithë bashkohemi në një pikë, hahen sa hap e mbyll sytë. Po pasi të bëni recetën e mëposhtme, do t'ju vijë pak keq t'i ngacmoni bajamet pasi të vendosa aq bukur duken tamam si një vepër arti.
PËRBËRËSIT: 500 g krem djathi, 100 g majonezë, 5 feta pançetë, 1 lugë me qepë të njoma, 1 lugë kopër, ½ lugë kafeje me piper. 300 g bajame të pjekura
dhe rozmarinë e freskët për zbukurim.
PËRGATITJA: Në një tavë ku kemi shtruar letër furre, pjekim për disa minuta bajamet. Më pas, me rrahësen e vezëve me dorë përziejmë majonezën me kremin e djathit, shtojmë qepët e copëtuara, pançetën e thekërruar, kopër dhe piper. E mbulojmë dhe e lëmë në frigorifer gjithë natën. Pasi e nxjerrim, i japim formë pishe dhe e vendosim në pjatë. Më pas vendosim bajamet e pjekura, duke i ngulur te djathi, derisa masa të mbulohet plotësisht. E zbukurojmë me degë rozmarine.
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...
Ndryshime të reja vijnë nga Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj. Këngëtarja festoi ditëlindjen dhe çifti ishin së bashku n...
Pas largimit të papritur nga OpenAI vjeshtën e kaluar, shqiptarja-amerikane Mira Murati ka hapur kompaninë e saj. E quajtur Thinking Machines ...