Mirëqenie / 31 Dhjetor 2024, 08:46

Prania e nitrateve tek uji i pijshëm dhe ai i rubinetit, çfarë duhet të dini dhe kur duhet të shqetësoheni

Prania e nitrateve tek uji i pijshëm dhe ai i rubinetit, çfarë

Nitratet janë kimikate natyrale që gjenden në tokë, ajër dhe ujë. Ato gjithashtu përdoren si shtesa ushqimore për parandalimin e baktereve dhe përmirësimin e aromës dhe ngjyrës së ushqimeve. Përbërja e tyre është e njëjtë me atë të kaliumit, dhe mineraleve të tjera pasi përbëhen nga nitrogjeni dhe oksigjeni. Këto kimikate janë shumë të përhapura tek produktet e mishit dhe uji por edhe perimet e frutat e tokës Vetëm 5% e nitrateve që merrni nga ushqimi mundësohen nga produktet e mishit dhe uji ndërsa 80-90 % nga perimet e frutat. Kryesisht perimet jeshile si spinaqi, lakrat, selinoja, por edhe karrotat e përmbajnë me shumicë këtë mineral. Zakonisht perimet i marrin nitratet në mënyrë natyrale direkt nga toka në të cilën mbillen.

Çfarë ndodh me nitratet në organizëm?

Me tu futur në organizëm, nitratet transformohen në nitrite, një proces që krijon oksidimin nitrik. Ky i fundit shërben si zgjerues i enëve të gjakut dhe rrjedhimisht përmirëson qarkullimin e tij. Kjo është një gjë shumë e mirë për njerëzit që duan të përmirësojnë nivelet e tensionit të gjakut.

Nga ana tjetër, ekziston mundësia që nitratet apo nitrite të ndërveprojnë negativisht me disa substanca organike në qelizat e njeriut të njohura si amine duke krijuar kështu nitrosaminet, substanca të dëmshme kancerogjene. Rreziku është më i lartë kur njeriu konsumon produkte të përpunuara të mishit pa fre.

Për fat të keq, askush nuk mund t’ia ketë idenë nëse trupi prodhon nitrosamine, gjë që e bën akoma të vështirë mbajtjen nën kontroll të shëndetit.

Prania e nitrateve tek uji i pijshëm dhe ai i rubinetit

Ujërat e pasuruar me minerale ose të distiluar kanë zakonisht nivele të ulëta të nitrateve se sa uji i burimeve natyrale apo uji mineral. Uji i paketuar, në varësi të kompanisë, mund të përmbajë nitrate por në nivele të ulëta. Sidoqoftë, përmbajtjen e ujit mund ta lexoni në etiketë për të kuptuar më shumë mbi sasinë e nitrateve ndaj të cilave po ekspozoheni Uji i rubinetit nga ana tjetër përmban nivele të larta të nitrateve.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmbajtja e nitrateve në ujin e pijshëm është e rregulluar me ligj. Sasia maksimale e nitrateve në ujin e pijshëm lejohet deri në 10 mg për litër dhe 1 mg për litër në rastin e nitriteve.

Arsyeja e këtij legjislacioni, është se në rastin e foshnjave, këto kimikate shkaktojnë atë që njihet si sindroma e Bebit Blu që prek foshnjat duke e bërë lëkurën e tyre thuajse transparente e me nuancë blu. Stomaku i bebeve përmban më pak aciditet dhe nitrite lidhen me hemoglobinën dhe pakësojnë sasinë e oksigjenit në gjak. Sasitë e larta të nitrateve në ujë janë të rrezikshme për gratë shtatzënë dhe rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, veshkave apo kanceri të stomakut.

Që ky rrezik të bëhet realitet, njeriu duhet të konsumojë diku nga 100 deri në 200 mg nitrate për çdo litër ujë, gjë që është thuajse e paarritshme.