
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Në dekadën e fundit, botoksi është kthyer në një nga trajtimet më të njohura estetike, i preferuar jo vetëm nga personazhet e famshëm, por edhe nga njerëzit e zakonshëm që kërkojnë një pamje më të freskët dhe rinore. Falë popullaritetit të tij, industria e estetikës ka parë një rritje të ndjeshme të trajtimeve me neurotoksina, duke e bërë botoksin një pjesë të zakonshme të rutinës së bukurisë.
Por, ndërsa shumë njerëz vazhdojnë të përfitojnë nga efektet e tij, disa kanë vënë re se injeksionet nuk funksionojnë më si dikur. Ky fenomen, i njohur si rezistenca ndaj botoksit, është bërë një temë e diskutuar gjithnjë e më shumë.
Çfarë quhet "rezistencë" ndaj botoksit?
Ky fenomen ndodh kur një person zhvillon antitrupa ndaj neurotoksinës, duke penguar efektin e saj. Shembuj të një përjetimi të tillë kanë filluar të tregojnë shumë përdorues në rrjetet sociale, të cilët kanë vënë re se fytyra e tyre nuk "ngrin" si në fillim pas injeksioneve rutinë.
Pse ndodh rezistenca ndaj botoksit?
Në këto raste të përmendura më sipër, trupi zhvillon një mbrojtje ndaj toksinës së botoksit, duke e bllokuar efektin e saj në muskuj. Pra me fjalë të tjera toksina nuk i paralizon më muskujt si më parë. Kjo do të thotë se, edhe pas injeksioneve të zakonshme, rrudhat nuk ndryshojnë, duke mos arritur rezultatin e dëshiruar estetik.
Çfarë e shkakton rezistencën ndaj botoksit?
Sipas dermatologëve arsyeja është ende një “dilemë e vërtetë,” pasi shkaktarët ndryshojnë nga një person te tjetri. Në shumë raste, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me antitrupat. Tek disa njerëz ka prova se ka patur lidhje mes rezistencës nga botoksi dhe vaksinës kundër Covid 19, ku është vënë re se pas marrjes së vaksinës, efekti i botoksit nuk është si dikur.
Në vitin 2022, një studim i botuar në “Journal of Cosmetic Dermatology” e publikoi këtë dyshim por studimi përfshinte vetëm një numër të vogël rastesh dhe nuk ka ende prova të mjaftueshme për të konfirmuar këtë lidhje.
A është rezistenca ndaj botoksit një fenomen i përhapur?
Edhe pse mund të ndodhë, rastet e vërteta të rezistencës ndaj botoksit mbeten shumë të rralla. Në shumicën e rasteve, një dozë më e madhe, një toksinë alternative ose ndryshimi i vendosjes së injeksionit mund të zgjidhin problemin. Për këtë arsye, është e rëndësishme të konsultoheni me një dermatolog të specializuar për të gjetur zgjidhjen e duhur./Living.al
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...