
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
A e dinit që nuanca e portofolit ndikon në shanset se sa plot do të jetë ai me para? Në Feng Shui e mbështesin plotësisht këtë teori duke u përpjekur të zgjedhin ngjyrën e duhur në mënyrë që paratë të mos u shpenzohen shpejt.
Ekspertja e gurëve fatsjellës Fjorza Mullahaj përmes një video në rrjetet sociale ka zbuluar se pavarësisht ngjyrës që zgjidhni për portofolin, nuk duhet të harroni të mbani brenda tij një citrinë, i njohur ndryshe edhe si tërheqësi magjik i parasë.
Në perëndim besohet se e kuqja është fatsjellëse dhe se një portofol të tillë duhet të ta dhurojnë, por në Feng Shui besohet e kundërta. E kuqja për ta simbolizon zjarrin dhe ky i fundit me paranë nuk e kanë marrëdhënien e mirë.
Portofoli blu, ngjyra e ujit besohet se edhe lekët në të do të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Uji rrjedh, ndaj me këtë nuancë besohet se do të keni shpenzime të papritura.
Nuanca rozë dhe violetë kanë lidhje me romancën, por romanca me paranë nuk takohen gjëkundi. Ndaj as këto ngjyra nuk rekomandohen.
Por cilat janë ato të duhura?
Sipas Feng Shui janë portofolet në ngjyrat e tokës që simbolizojnë statiken. Këtu përfshihet e zeza dhe kafe.
E ndërsa listën e kryeson jeshilja që simbolizon bollëkun në çdo aspekt.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...