Modë / 6 Janar 2025, 11:52

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese të “Golden Globes 2025”

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Nga: Kostandin Feshti

Me fillimin e një viti të ri, startojnë dhe ceremonitë kinematografike që vlerësojnë produksionet dhe performancat më të arrira të vitit që sapo kemi lënë pas. Tradita është, tanimë prej shumë vitesh, se eventi i parë që zhvillohet është “Golden Globes” ( Globi i Artë ). Një ndarje çmimesh, ku fituesit zgjidhen nga një mori gazetarësh e kritikësh artistik, pjesë e një grupimi të quajtur “Shoqata e Shtypit të Huaj në Hollywood”. Përpos parashikimeve që kjo ceremoni vendos mbi triumfuesit kinematografik dhe televiziv për të gjitha ceremonitë e tjera në vazhdim, shërben gjithashtu dhe si një lancim i trendeve e stileve që do të shohim më shpesh në tapetet e kuqe të këtij viti.

Ja se cilat janë dukjet që ne në Living na lanë një shije të mirë gjatë parakalimeve të mbrëmshme.

E nisim me ato yje, të cilat kishin vendosur ta manifestonin një trofe, duke u veshur si një i tillë dhe duke e bërë këtë bukur.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Mindy Kaling, një nga prezantueset e mbrëmjes, veshur me një krijim të artë me kristale të argjendtë nga Ashi Studio.

 Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Cate Blanchett, aktorja e nominuar për “Disclaimer”, zgjodhi të risillte një fustan nga Louis Vuitton, të cilin e ka riveshur dhe më parë në “Cannes Film Festival”, 8 muaj më parë.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Demi Moore, aktorja që triumfoi mbas 45 vitesh në industrinë e Hollywood-it, zgjodhi të parakalojë në tapetin e kuq me një krijim nga Armani Prive.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Kristen Bell, e nominuara e mbrëmjes për performancën e saj në serialin hit “Nobody Wants This”, erdhi me një fustan të Ashi Studio, një version pak më i moderuar në shkëlqim nga ai i Mindy-t.

Shumë prej zonjave dhe zotërinjve të mbrëmjes, vendosën të na sillnin një frymë “Old Hollywood” lidhur me aparencat e kuruara për ceremoninë. Dorashka të gjata, kostume formalë me çdo element, fustane saten dhe flokë të stiluar njejtë si në vitet ’50 e ’60. Për të mos harruar dhe bizhuteritë, që të mbledhura së bashku arrijnë shifra marramendëse.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Nicole Kidman, Balenciaga.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Ariana Grande, Givenchy. Nga ato raste, ku ndoshta e kemi të vështirë të bëjmë lidhjen e fustanit me brand-in e tij, thënë ky në këtë rast si një kompliment.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Zendaya, mahnitëse me një krijim nga Louis Vuitton. Thjeshtë, pastër dhe tepër bukur.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Viola Davis, Gucci.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Naomi Watts, veshur me një krijim “Haute Couture” nga Schiaparelli. Një fustan që i shkon mjaft mirë dhe me rolin për të cilin ishte nominuar; si Babe Paley në serialin “Feud: Capote vs The Swans”.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Margaret Qualley, Chanel.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Pamela Anderson, një nga yjet më elegantë të mbrëmjes, veshur me Oscar de la Renta.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Zoe Saldana, Sain Laurent.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Kate Hudson, Carolina Herrera.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Zoe Kravitz, Saint Laurent. 2 Zoe, 2 Saint Laurent, njëri më i bukur se tjetri, ashtu si dhe aktoret vetë.

Çelet sezoni i tapeteve të kuq; Veshjet më impresionuese

Kerry Washington, Balenciaga.