
Glo, pajisja për ngrohjen e duhanit, tejkalon kufijtë: Çmim prestigjioz për dizajnin më të mirë në Evropë
Produkt i British American Tobacco Pasi fitoi çmimin prestigjioz Evropian të Dizajnit të Produktit në vitin 2024, pajisja inovative glo...
Nga: Kostandin Feshti
Personalisht, kurrë nuk jam tërhequr nga trendet apo zbatimi i tyre në veshjet e mija të përditshmërisë, apo qoftë dhe ato më speciale. Gjithmonë kam besuar tek shprehja “trendet shkojnë e vijnë, shija e mirë mbetet”, por ka raste, ku një trend, më shumë se sa një urdhër i prerë, vjen në formën e një sugjerimi të lehtë lidhur me ato elemente që janë “in” në kohë. Këtë rol mbartin dhe katër zgjedhjet e Living për t’i sjellë në trajtë rekomandimi. Nganjëherë mjafton të kesh një element të fortë në veshjen tënde, i cili flet mjaftueshëm dhe për pjesën tjetër të saj.
Dizajn Grafik: Kostandin Feshti
BOHO CHIC
Nëse keni ndopak dëshirë e vullnet për t’i ndjekur javët e modës dhe pasarelat e tyre, atëherë nuk do ta keni humbur atë të “Chloe”-s. Stili bohemian, i kombinuar me aksesorë të rëndë lëkure, apo i përdorur vetëm në një pjesë të veshjes, u ri soll në vëmendjen e njerëzve, dhe fort madje. Një fund i tillë ose një këmishë, e shoqëruar me xhinse, krijon efektin e një veshje shumë të thjeshtë, por qartazi e mirë menduar dhe goditëse, “trendy”. Sa më shumë lëvizje të ketë copa, sa më neutrale ngjyrat, aq më i arrirë kombinimi juaj. Përpos faktit se është një veshje e shpejtë, “grab and go”, është një trend i cili nuk ka domosdoshmërisht vetëm një sezon. Me një pallto lart e çizme të gjata lëkure, për dimër; me një palë të sheshta e një xhaketë të lehtë, për një pranverë plot stil. Voila!
Dizajn Grafik: Kostandin Feshti
Xhakoventat “Oversize”
Të njohura rëndomti si xhaketat “fësh-fëshe”, ato kundër erës, këto pjesëza garderobe nuk po bëhen sot trend, janë një element kyç për një veshje sportive, si nga ata më në formë e atletë, ashtu dhe për ata që sportin e pëlqejnë vetëm prej kombinimeve. Një alternativë tepër ekonomike madje, për t’u kombinuar bukur, për të qenë koherentë me modën, pa harxhuar shumë. Të preferuara 1 deri në 2 masa më të mëdha se masa juaj e zakonshme, fësh-fëshet nuk po njohin më vend e kohë përdorimi. Për një ditë normale pune apo shkolle? Pefekte. Për një mbrëmje mes miqsh, të kombinuara me një këpucë fine apo pantallona stil? Perfekte po ashtu. Për ju që jeni çift, këto xhakoventa janë unisex, ndaj, nëse njëri nga ju ka në të tillë në gardërobën personale, mos ngurroni ta kërkoni.
Dizajn Grafik: Kostandin Feshti
Nautical Style
Disa e konsiderojnë si atë stilin tipik të veshjeve për anije ( flasim për jahte ), e disa e pagëzuan vitin e kaluar me termin “Old Money”, por kjo mënyrë tradicionale dhe aristokrate e të kombinuarit të rrobave, është e vjetër pothuajse sa koha vetë. Të bësh bashkë disa elemente shumë klasik, por të luash me materialin e tyre, ngjyrat e printet, mund të duket e lehtë, por na lejoni t’ju themi se nuk është detyrimisht aq sa tingëllon e tillë. Nëse ke nuhatjen e syrin e duhur, mund të jetë pa asnjë lloj dyshimi, por nëse të mungojnë sado pak, të vijnë në ndihmë rekomandimet si imazhi i mësipërm. Jo më kot e përmenda dhe në hyrje të artikullit se si ka disa mënyra të të veshurit, që në një periudhë të caktuar marrin hov e konsiderohen trend, por që në fakt derivojnë nga kombinime të përjetshme, elegante dhe tepër klasike. Kombinime me të cilat nuk gabon kurrë.
Dizajn Grafik: Kostandin Feshti
Veshjet sportive – Relaxed Chic
T’i komunikoje shoqërive të larta dhe personaliteteve të industrisë së modës të viteve ’50, ’60, ’70, se do të shpikeshe një veshje e quajtur “tutë”, një kombinim kokë e këmbë, me të cilin mund të rrish në shtëpi dhe të dalësh jashtë saj, nuk do ta besonin, po aq sa do të skandalizoheshin. Por, me kalimin e viteve, uljen e rëndësisë së pamjes së jashtme të kuruar deri në detaj, zhvillimin e konsumerizmit, ky element është bërë sot një copëz “bazë” në gardërobe. Rihanna vendos ta kombinoj me taka, si në një event gala, ashtu dhe në aeroport. Javët e modës e kombinojnë me aksesorë të rëndë, çanta unike e pallto gjigande. Milionerët e rinj e shohin si një kamuflim ideal të pasurisë e shumë njerëz të tjerë, për të mos bërë kompromis me rehatinë, i marrin për bazë të gjitha metodat e lartpërmendura. Ndaj, ajo që na mbetet për të thënë lidhur me sugjerimin tonë të 4-ët është se dhe tutat i keni për të dalë. Dalje të këndshme!
Produkt i British American Tobacco Pasi fitoi çmimin prestigjioz Evropian të Dizajnit të Produktit në vitin 2024, pajisja inovative glo...
Janë të shumtë personat e famshëm që, pavarësisht jetës magjepsëse që u ofronte Hollywood- i, vendos&e...
Dihet se marrëdhënia midis baballarëve dhe vajzave të tyre është shumë e ndryshme nga ajo e baballarëve me djemtë...