
A e dini pse qafa plaket më shpejt se fytyra? Ja faktorët që ndikojnë dhe si t'i ndalojmë rrudhat
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Nga Kostandin Feshti
Në ceremoni të ndryshme kinematografike nuk jemi mësuar të shohim shpesh djem e burra të guxojnë me veshjet e dukjet e tyre. Një kostum i zi, i thjeshtë, është zakonisht zgjedhja drejt të cilës gravitojnë të gjithë. Shumë prej jush do të thonë se ata s’kanë as edhe një arsye për të zgjedhur diçka ndryshe, fundja presioni shoqëror i një veshjeje “wow” ka shekuj që i imponohet vetëm grave e vajzave. Por, duket sikur këtë vit, ky fenomen mund të ndryshojë, me vetë dëshirën e protagonistëve të këtij artikulli.
Para se të kalojmë tek kombinimet që spikatën më tepër, më duhet të them se jemi duke folur për një grup aktorësh të cilët nuk konsiderohen domosdoshmërisht si djemtë më “fashion” në Hollywood. Po flasim për aktorë të cilët nuk kanë dalë ndonjëherë me pelerina në shkallët e Met Gala, të citohen në Vogue për garderobat e tyre apo “5 këshillat për një rutinë mirëmbajtjeje të lëkurës gjatë natës”, përpos Jeff Goldblum dhe Colman Domingo. Për pjesën tjetër, loja e tyre dhe e stilistëve që i kanë ndihmuar të bëhen gati për edicionin e 82-të të “Golden Globes”, është një hap drejt rrugës së duhur për të patur një diversitet midis kombinimeve goditëse, si në aktore, ashtu dhe në aktorë. Materiale elegante si sateni dhe velvet, ngjyra pastel, prerje të guximshme, ishin të gjitha elemente pjesë e këtyre parakalimeve në tapetik e kuq të së dielës hollivudiane.
Jeff Goldblum, magjistari ynë i Oz-it, i cili, përpos se një aktor i mirënjohur, gjatë muajve të fundit si pjesë e aparencave publike për performancën e tij në “Wicked”, është shpallur dhe si një nga zotërinjtë e veshur më mirë në Hollywood. Xhaketa e tij në ngjyrë turkeze, por me një nuancë pak më të errët, e aksesorizuar me kristale blu me hije të ndryshme, e bën Jeff të duket sikur me të vërtetë sapo ka zbritur nga treni i Oz, një botë vezulluese e magjike.
Jeremy Strong, një nga aktorët më në zë të viteve të fundit në sajë të rolit në serialin hit “Succession”, i nominuar dhe për performancën e tij në filmin “The Apprentice”, vendosi të sfidonte rregullat e një veshjeje formale, duke kombinuar kostumin e tij velvet në ngjyrë mente, me një kapelle kovë, në po të njëjtën ngjyrë e material. Syzet ishin qershia mbi tortë, të cilat e bëjnë këtë veshje të duket me të vërtetë si e sapodalë nga garderoba e Backstreet Boys ( compliment ky apo jo, vendoseni vetë ).
Andrew Scott. Si mund të pretendojmë të kemi probleme me një kostum nga Vivienne Westwood kur kjo është e pamundur. Problemi i vetëm që kam janë: Këpucët. Të zeza, lëkurë me shkëlqim, me një majë goxha të gjatë, thjesht krijojnë një kontrast të panevojshëm me pjesën tjetër të veshjes. Pjesa tjetër më duket shumë fun dhe për këtë i heqim kapelen aktorit të nominuar.
Dwayne Johnson, “The Rock”. Një nga zotërinjë më të fortë e "të egër" të industrisë ( thënë kjo duke konsideruar rolet e tij ), zgjodhi të parakalonte me një kostum lavandër, guxues në ngjyrë dhe në materialin saten të këmishës. Shoqëruar me një varëse të stilit tennis, Dwayne duket sikur është gati për një darkë të shtrenjtë në Las vegas. Mund të themi se është brenda tematikës, pasi dhe ceremonia në vetvete është një festë e madhe, thjesht jo në Vegas, por në Los Angeles.
Colman Domingo, aktori i cili nuk gabon kurrë, si në ekran me performancat e tij, ashtu dhe në parakalimet e tij në evente të ndryshme, me veshjet e kombinimet mbresëlënëse. Rasti i “Golden Globes 2025” me Valentino nuk pati një ndryshim. Kostumi i qepur enkas për trupin, spila e argjendtë në xhaketë, shalli i sistemuar në formën e një gravate/fjongoje të madhe, e kompletuan këtë dukje në maksimum, duke i dhënë Coleman një triumf tjetër vizual në tapetet e kuqe që ka shkelur.
Adam Brody, fiksimi i çdo njeriu që serialin “Nobody Wants This” e ka çuar deri në fund, zgjodhi një kostum shumë klasik për mbrëmjen e së dielës, por me një prerje elegante mbas trupit, si dhe me një ngjyrë të gjelbërte të errët, tepër fine. I kompletuar me një trëndafil në vendosjen si një spilë e me një fjongo në këmishë, definitivisht një nga aktorët më sharmantë të mbrëmjes.
Për të qëndruar tek të gjelbërtat e errëta, Andrew Garfield është zgjuar të dielën e ka vendosur të jetë djali më cool i mbrëmjes. Ngjyra ulli e kostumit, këmisha e hapur, medalioni në kraharor, ora, syzet, çdo element i kësaj veshjeje bërtet: Jam këtu për të bërë qejf. Shumë mirë për të! Një dukje sa klasike, po aq dhe moderne, një ndërthurrje e realizuar bukur.
Alton Mason, një nga të pakët supermodel meshkuj në botë dhe më i paguari i momentit, vendosi të parakalonte me një kanatjere sateni me qafë të mbyllur, kombinuar me pantallona tepër të gjera të zeza dhe byzylykë të rëndë në të dyja duart. Dhe pse nuk jam fans i kësaj veshjeje, nuk mund të shkruanim për ata që kanë guxuar të dielën e 5 janarit dhe të mos përmendnim dhe Alton-in.
Me shpresën se në ceremonitë në vazhdim do të kemi akoma dhe më shumë djem e zotërinj të bëhen pjesë e listave të guximtarëve të modës, këtu e mbyllim mbulimin tonë mbi tapetin e kuq të “Golden Globes 2025”./Living
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Brad Pitt shfaqet pa këmishë në trajlerin e filmit të tij të ri, të titulluar “F1 “. Aktori fitues i çmimit O...
Eleganca dhe magjia e baletit klasik të transformuar mbi akull është gati të mbërrijë në kryeqytet. Më 14 shkurt...