
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Për të qenë realistë, të gjithë kemi kaluar disa ditë kur ndihemi dembelë në nivele të papranueshme; ato ditë kur duam të bëhemi një me shtratin dhe të shpresojmë që bota të na harrojë. Por nëse një gjendje e tillë bëhet një lloj "dembelizmi kronik", ndoshta është më mirë të shqetësohemi, sepse mund të jetë një shenjë e një shqetësimi psikologjik më të thellë të quajtur klinomania.
Klinomania (e cila shpesh shoqërohet edhe me simptoma të tilla si lodhje e zgjatur, vështirësi për t'u përqendruar, izolim social dhe apati) nuk është thjesht dëshirë për të fjetur, është ajo dëshirë obsesive për të qëndruar në shtrat, sikur çarçafët të ishin vendi i vetëm i sigurt në botë.
Shkaqet mund të jenë të shumta: nga depresioni te ankthi, deri te traumat e kaluara apo vetëvlerësimi i ulët. Por ka edhe shkaktarë fizikë, siç janë çrregullimet e gjumit, çrregullimet hormonale, ose ajo lodhje kronike që të bën të ndihesh sikur ke ngjitur Everestin pas vetëm një xhiroje deri në frigorifer.
Si mund të dalim prej kësaj gjendjeje? Mos u mashtroni nga rrjetet sociale, mrekullia nuk vjen me një zgjim më të bukur ose me kafen e duhur. Duhet një kombinim i vullnetit të mirë dhe, nëse është e nevojshme, ndihmë profesionale.
Megjithatë, ekzistojnë disa ushtrime të thjeshta që mund të na ndihmojnë të mos biem në spiralen e klinomanisë: mund të provojmë të krijojmë një rutinë (psh. të ngrihemi në të njëjtën orë çdo ditë); nëse nuk jemi ende në fazën "nuk kam as dëshirë të lëviz apo të dal", mund të provojmë të dalim jashtë dhe të marrim pak diell – sepse dielli nuk u bën mirë vetëm bimëve, por bën mrekulli edhe për ne njerëzit; mund të provojmë gjithashtu të mësojmë diçka të re që na stimulon trurin dhe na rrit vetëvlerësimin.
Dhe nëse situata është më serioze, një bisedë me një specialist mund të jetë zgjidhja e vetme efektive.
Dhe këshilla e fundit: Mos i injoro shenjat që trupi dhe mendja jote të dërgojnë. Kujdesu gjithmonë për veten!/Living
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...