Modë / 9 Janar 2025, 19:10

Palltot si një “Hero”: Çelësi i veshjeve plot stil këto muaj

Palltot si një “Hero”:  Çelësi i veshjeve plot stil

Nga Kostandin Feshti

Palltot dimërore janë themeli i çdo garderobe klasike - përshtaten me çdo formë trupore, nxjerrin në pah kombinimet e veshjeve për të dyja gjinitë, si dhe fshehin e mbulojnë mjaftueshëm për të gjithë ata që mund të kenë komplekse lidhur me pjesë të ndryshme të fizikut ( pjesë e këtij grupi jam dhe vetë ). Një pjesëz e cila na shoqëron jo vetëm në muajt e ftohtë të dimrit, por e kombinuar saktë, na sjell shumë afër pranverës. Truku për të përfituar sa më shumë nga një pallto dimërore? Kujdesuni mirë. Nëse dëshironi të investoni në një pallto leshi apo kashmiri, merrni parasysh blerjen e një pajisjeje për të larguar çdo push që mund të krijohet mbi pallton apo fijet që mund të dalin gjatë përdorimit.

Investimi në një pallto të re mund të jetë një proces goxha stresues, duke pasur parasysh se sa shumë opsione që mund të kemi në dispozicion. Eksperimentoni me disa silueta përpara se të merrni një vendim. Një xhup i gjatë i mbushur, një xhaketë bomber e cila mund të jetë pak oversize, një pallto lëkure ose ajo më klasikja, e strukturuar, me një linjë që i afrohet fundit të trupit tuaj. Provoni ta stiloni me pjesët ekzistuese në gardërobën tuaj për të maksimizuar kombinimet tuaja për stinët e ardhshme. Mendoni: cilësia mbi sasinë. Është më mirë të keni elemente për t'u komplimentuar e të përdorshme, se sa shumë veshje të sistemuara në dollapin tuaj që thjesht mbledhin pluhur.

Palltoja klasike e gjatë

Palltot si një “Hero”:  Çelësi i veshjeve plot stil

Jeni të dyzuar për të zgjedhur një stil të caktuar palltoje, sepse jeni të mbingarkuar nga zgjedhjet e ngjyrave, modeleve e materialeve? Nuk mund të gaboni me një pallto të zezë të thjeshtë, ose dhe në ngjyrë kamel. Versionet e palltove të gjata janë veçanërisht elegante e me plot prezencë, ashtu si dhe siluetat që përshtaten si një xhaketë.

Palltot me shall të integruar

Palltot si një “Hero”:  Çelësi i veshjeve plot stil

Palltot me shalle të qepura në jakë janë një opsion i shkëlqyeshëm i një veshjeje "të gatshme", pasi nuk keni nevojë të shqetësoheni për gjetjen e diçkaje tjetër për të mbajtur qafën tuaj të ngrohtë. Modeli i parë nga brand-i Toteme ka qenë një stil i konsideruar si një "gjetje" kur u prezantua për herë të parë në vitin 2021, i dallueshëm për siluetën e tij në formë katrore dhe qepjet me kontrast.

Xhupat me mbushje & të gjatë

Palltot si një “Hero”:  Çelësi i veshjeve plot stil

Xhupat e fryrë ose siç njihen ndryshe me termin puffers, janë shoqëruesit idealë për ato ditë të ftohta që përjeton Shqipëria nga janari në mars – ose çdo destinacion tjetër me klimë të ftohtë ku mund të planifikoni të udhëtoni gjatë vitit 2025. Alternativat më të mira janë ato që mund t’i vishni me disa shtresa poshtë, por që nuk janë aq të mëdha sa t'ju mbulojnë të gjithin. Thënë kjo, gjatësinë e masën e një xhupi të fryrë duhet ta zgjidhni me kujdes.

Palltot e lëkurës

Palltot si një “Hero”:  Çelësi i veshjeve plot stil

Xhaketat ose palltot prej lëkure janë në stil pa kohë dhe ndryshojnë në varësi të formës dhe përshtatjes që ju vetë dëshironi. Xhaketat e njohura ndryshe si "xhaketat për motorr" vijnë me zinxhirë të shumtë dhe detaje metalike; Palltot e gjata prej lëkure janë të lehta për t'u veshur pothuajse mbi çdo gjë, ndërsa xhaketat bomber të mbushura, prej lëkure, kanë qenë një hit i jashtëzakonshëm në mesin e seteve fotografike streetstyle. Ndaj, mund të themi se një blerje e tillë është lehtësisht e konsiderueshme si një investim për garderobën tuaj kapsulë.

Xhaketat bomber të mëdha

Palltot si një “Hero”:  Çelësi i veshjeve plot stil

Xhaketat bomber kanë qenë sa "jashtë mode" për shumë vite, aq sa dhe shumë "in" si në këtë periudhë. Këtë sezon, ato kanë bërë një rikthim të dukshëm në pasarelat e stilit të rrugës. Në shfaqjet e fundit të modës, të pranishmit janë shndërruar në "bombardues" të kombinuar me mëngë të fryra, xhepa të shumtë, elemente metalike si dhe gjatësi të ndryshme. Një “must” për çdo njeri që e konsideron veten si një person që pëlqen të ecë me hapin e kohës për sa i përket modës.

Xhaketat/Palltot " e punëtorëve"

Palltot si një “Hero”:  Çelësi i veshjeve plot stil

Një model xhakete tepër vintage në pamje, që krahasohet shpesh me uniformat e punës së një ndërtuesi, llogaritari ose shofer transporti (për shkak të thjeshtësisë dhe funksionalitetit), është një element veshjeje që mund ta gjejmë lehtësisht në garderobat e prindërve tanë. Ky model është një nga ata më në zë të momentit, ashtu si dhe një nga më të rehatshmit. Zakonisht me një qepje të leshtë nga brenda, e jashtë një material që i përngjason atij të velave ( canvas ), është një produkt sa stil, aq dhe timeless, duke e siguruar vendin e tij në dollap për vite e vite me rradhë, e madje, nëse trajtohet mirë, dhe duke u trashëguar brez pas brezi./Living.al

 

 

Horoskop