
Mira Murati hap kompaninë e saj për Inteligjencën Artificiale, rivale me OpenAI
Pas largimit të papritur nga OpenAI vjeshtën e kaluar, shqiptarja-amerikane Mira Murati ka hapur kompaninë e saj. E quajtur Thinking Machines ...
Nga Kostandin Feshti
Për të gjitha lexueset tona, por dhe për ata djem e zotërinj që guxojnë, lajmi i mirë që po ju komunikojmë nëpërmjet këtij artikulli është se: Printet në ngjashmëri me gëzofet e kafshëve si leopardët, zebrat, gatopardët, qoftë dhe tigrat, nuk kanë për të shkuar askundi gjatë këtij viti! Ndaj, çdo elementi që keni në garderobën tuaj pjesë të kësaj kategorie, gëzojuni pa hezitim dhe këtë sezon (e më tej madje).
Dizajn Grafik: Kostandin Feshti
Për të gjithë ju që gjithmonë e keni konsideruar të inkorporoni pak leopardat, për shembull, në kombinimet tuaja, por nuk keni ditur se si apo ju është dukur shumë kur e keni provuar, jemi këtu për t’ju thënë se hapat e vegjël janë miqtë tuaj më të mirë. Mund të filloni me një veshje shumë të thjeshtë, me ngjyra neutrale, madje dhe me një dukje komplet të zezë, e të luani me aksesorët më pas. Një çantë e vogël leopard, një kuletë e madhe si për mbrëmje, ashtu dhe për dita me një print zebre, ose, në vend të çantës, mund të luani me këpucët. Një palë taka leopardat, dhe pse mund t’ju duket e çuditshme, janë të konsideruara po aq klasike në garderobë, aq sa dhe një palë stiletto të zeza. Ndaj, një alternativë mjaft minimaliste dhe korrekte kjo për ju, ashtu si dhe një palë mokasine, për të gjithë ata që dhe në ambjentin e punës duan të jenë unik e të shpalosin sensin e stilit që posedojnë.
Dizajn Grafik: Kostandin Feshti
Por, e bukura e këtyre printeve është se me të vërtetë nuk kanë kohë. Elementët e lartpërmendur për ju që jeni më “të heshtur”, janë pjesë e kombinimeve si në sezonet e ftohta, ashtu dhe në ato të ngrohta. Vlen kjo dhe për vajzat që guxojnë me peliçe maksimaliste gjatë dimrit dhe në verë i këmbejnë me fustane të shkurtër mbrëmjeje ose të gjatë për në plazh mbi kostumin e banjos. Një bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona lino të bardha e të sheshta me këto imitime gëzofi, një veshje totalisht chic. E thjeshtë, e pastër, pa gabime. Ndaj, mos e lejoni mendjen tuaj t’ju kornizojë për sa i përket kombinimeve që mund të krijohen me këto printe, duke ju thënë se “ku do të shkoni kështu?”. Mjafton të kuptoni se ajo që shpesh mund të na duket e tepërt se ndoshta nuk e shohim shpesh në streetstyle-in e vendit tonë, për botën është po aq bazike sa një xhaketë e zezë mbrëmjeje me vata tek pjesa e shpatullave. Guxoni dhe dukuni bukur duke e bërë këtë!
Pas largimit të papritur nga OpenAI vjeshtën e kaluar, shqiptarja-amerikane Mira Murati ka hapur kompaninë e saj. E quajtur Thinking Machines ...
Meghan Markle mendon se Familja Mbretërore Britanike ndikoi në prishjen e miqësisë me David dhe Victoria Beckham. RadarOnline ka ra...
Produkt i British American Tobacco Pasi fitoi çmimin prestigjioz Evropian të Dizajnit të Produktit në vitin 2024, pajisja inovative glo...