
Deri në 1 mars gjithçka do të ndryshojë, trazira emocionesh për këto dy shenja horoskopi
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Isha vetëm 6 vjeç kur prindërit e mi më bënë dhuratën e Krishtlindjes që në fakt do të më orientonte të gjithë jetën time.
Ishte diçka që e kisha zbuluar në një katalog dhe gjithmonë i kërkoja prindërve të ma blinin, derisa ma sollën një ditë të ftohtë dhjetori. Ajo që unë aq shumë e doja ishte një grup lodrash të vogla me aksione të quajtura "Fighting Knights Carry-All Action" i krijuar nga Louis Marx and Co.
Konkretisht ishte një çantë metalike dhe kur e hapje ishte një kështjellë e rrethuar me mure, e mbushur me një ushtri kalorësish, parulla, ura që lidhnin mini-zona të ndryshme etj. Me pak fjalë ishte një vend plotë histori, i mbyllur në një kuti metalike.
Në mëngjesin e Krishtlindjes e kuptova se ajo ishte lodra që unë kisha ëndërruar. Pasi, kur ma dha mami dhe babi, përmasat ishin fiks sa ato të kutisë që unë kisha parë në dyqanin e lodrave.
Gjatë muajve në vijim unë e nisja dhe e mbyllja ditën me të. Më kujtohet kur e gjithë familja ime ishte gozhduar një ditë pas televizorit duke ndjekur luftën në Vietnam dhe unë krijova një skenar të ngjashëm në kokën time prej një fëmijë me lodrat që kisha përpara syve.
Nuk kishte asnjë mundësi që prindërit e mi të mendonin që me lodrën që më sollën atë vit për Krishtlindje do më vendosin në një rrugë që do të ndikonte në drejtimin e jetës time, në mënyrat më të mrekullueshme. Menjëherë ato kohë fillova të kuriozohesha më tepër dhe të lexoja libra me kështjella, ushtarë e kalorës. Lexoja për mbretër e mbretëresha, lexoja për shpatat, forcat e blinduara etj. Interesi im rreth kësaj fushe filloi të rritej shpejtë. Jeta në kështjellë për mua filloi të merrte një tjetër kuptim. Unë krijoja skenare të vazhdueshme me lodrat e mia. Ushtarët e mi ishin shumë besnikë, ata u betuan përpara zotërinjve të tyre, stërviteshin vazhdimisht, morën tituj të rëndësishëm. Po ashtu kam shpikur personazhe dhe kontekste për histori të vazhdueshme, intriga etj.
Me pak fjalë isha shumë i dhënë pas historive mesjetare. Po në të njëjtin vit, 1971, kur unë kisha kështjellën time në duar, fantazitë e mia u zgjeruan akoma më shumë në momentin kur Angela Lansbury krijoi kostumet e vjetra të blinduara për të mbrojtur ushtarët anglezë kundër pushtimit të fshehtë nazist. Vazhdoja të eksploroja historitë mesjetare të bibliotekës, Mreti Artur, Katedralja në 1973, nga David Macaulary. Po i njëjti shkrimtar botoi më vonë më 1978 dy libra shumë me rëndësi për mua “Pyramid” dhe “Castel”. Në atë vit unë isha gjimnazist dhe nuk do ta besoni që historia ishte lënda ime e preferuar.
Gjatë shkollës së mesme përgjoja mësuesit e historisë në çdo klasë që jepnin mësim dhe nuk e keni idenë se me sa kuriozitet i dëgjoja. Në kolegj u diplomova për histori dhe më pas fillova masterin dhe doktoraturën.
Puna ime e parë ishte mësimdhënia dhe besoj e merrni me mend. Por nuk u ndal vetëm me një vit, unë sot bëj plotë 37 vite si mësues historie saktësisht i Qytetërimit të Evropës Mesjetare dhe këtë pranverë dal në pension.
Teksa reflektoj për karrierën time të gjatë dhe shpërblyese më së tepërmi me kënaqësi, jam i mahnitur nga fakti se sa çuditërisht e rëndësishme është historia mesjetare tani, ndërsa ne vrapojmë si një tren i arratisur nëpër këto kohë të trazuara.
Studimi i historisë është si një qytetërim i tërë që shkon tek një terapist, për t'u udhëhequr përmes një analize se si arritëm në këtë pikë. Historia kërkon të zbulojë origjinën, modelet dhe kontekstet më të thella të telasheve dhe triumfeve tona kolektive, duke reflektuar mbi hapat që kemi marrë (dhe nuk kemi marrë) për t'i shkaktuar ose adresuar ato. Një shoqëri që studion thellësisht historinë e saj ka më pak gjasa të bjerë në kurth në modelet e vetë-shkatërrimit. Jam krenar për punën që kam bërë gjatë karrierës sime për të inkurajuar mijëra të rinj të eksplorojnë paradën madhështore të së kaluarës së njerëzimit, të kuptojnë kthesat e historisë sonë më të madhe, të angazhohen për rolin e tyre në formësimin e së ardhmes sonë dhe të mësojnë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Unë u jam përgjithmonë mirënjohës prindërve të mi të dashur që kënaqën pasionin tim për historinë si fëmijë, duke filluar me atë set lojërash në kështjellë. Prindërit dhe kujdestarët mund të mos i dinë kurrë farat që mbillen në jetën e një fëmije kur interesat e tyre të hershme plotësohen me dashuri. E imja sigurisht që nuk mund ta dinte se sa fëmijë të tjerë do të përfitonin nga ajo dhuratë e veçantë e Krishtlindjeve që mora.
Fëmijët e dinë se kush janë. Besojini atyre. Nëse fëmija juaj dëshiron një eksplorues të raketave hapësinore për ditëlindjen e tij, bëjani si dhuratë, sepse pas asaj dëshire mund të fshihet një e ardhme plotë sukses.
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...
Ndryshime të reja vijnë nga Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj. Këngëtarja festoi ditëlindjen dhe çifti ishin së bashku n...