
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Kompania mëmë e një sërë rrjetesh sociale, “Meta”, do të pushojë nga puna mijëra punonjës që përfaqësojnë rreth 5% të fuqisë punëtore të saj globale në Facebook , WhatsApp dhe Instagram, me performancë më të ulët thuhet se kanë më shumë gjasa të largohen.
Në një njoftim drejtuar stafit, CEO Mark Zuckerberg tha se kishte vendosur të përshpejtonte largimin e punonjësve me performancë të dobët.
Sipas raportit të fundit financiar në fund të shtatorit 2024, Meta punëson rreth 72,000 njerëz në mbarë botën, që do të thotë se rreth 3,600 punëtorë mund të preken nga shkurtimet.
Zhvillimi vjen vetëm disa ditë pasi Meta njoftoi se planifikon t’i japë fund partneritetit të saj me kontrollues të pavarur të fakteve, si dhe programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes së kompanisë në lidhje me rekrutimin.
Punonjësit e Meta-s në SHBA të prekur nga shkurtimet e vendeve të punës do të njoftohen brenda datës 10 shkurt, ndërsa punonjësit në vendet e tjera do të njoftohen më vonë.
“Vendosa të rris nivelin e menaxhimit të performancës”, shkroi Zuckerberg në njoftimin e tij, të cilin e raportoi Bloomberg.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...