News / 17 Janar 2025, 10:35

Ndërron jetë skenaristi dhe regjisori i njohur David Lynch, ja sëmundja që e mundonte prej kohësh

Ndërron jetë skenaristi dhe regjisori i njohur David Lynch, ja

David Lynch, skenaristi dhe regjisori i njohur ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e tij, pasi vetë Lynch kishte zbuluar në gusht të vitit 2024 se vuante nga emfizema, një sëmundje kronike e mushkërive si pasojë e pirjes së duhanit.

David lindi në Missoula, në vitin 1946 dhe kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Idaho. Ai ishte martuar katër herë dhe kishte një lidhje afatgjatë me yllin e tij të Blue Velvet, Isabella Rossellini.

Lynch filloi një etapë të re në kinemanë amerikane: që nga fillimet e tij si student arti duke bërë filma të shkurtër eksperimentalë, te suksesi kult i tij i parë artistik surreal Eraserhead dhe në një varg filmash të vlerësuar me çmime, duke përfshirë Blue Velvet, Wild at Heart dhe Mulholland Drive, si dhe shfaqjen kryesore televizive Twin Peaks.